• |
ide | kryesore

Derbi i kryeqytetit i pashmangshëm në çerekfinale: ja përplasjet e raundit tjetër në Kupën e Shqipërisë

-Instant, F1, Sport



Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të kenë një tjetër derbi të kryeqytetit, edhe pse ndeshja e kthimit Tirana-Dinamo nuk është luajtur ende. Shorti i paracaktuar i kompeticionit për këtë fazë, për Grupet A dhe B, ka vendosur kundërshtar të cilitdo që fiton nga ai cift Partizanin. Kampionët në fuqi të Shqipërisë, në anën tjetër kanë përballë Skënderbeun, që u kualifikua me penallti, duke i dhënë një tjetër rrugë në dishezë Teutës drejt trofeut

Në Grupin B, edhe Vllaznia nuk mund të ankohet duke qenë se përballë do të ketë skuadrën e vetme që vjen nga Kategoria e Dytë, ndonëse bëhet fjalë për një emër tradite si Flamurtari. Vlonjatët bëjnë kështu një tjetër arritje, sepse asnjë skuadër e nivelit të tretë nuk kishte mbërritur më parë në cerekfinalet e Kupës. Nga sfida në sfidë përfundon Egnatia që, pasi eleminoi Kukësin, gjen përballë një tjetër skuadër veriore, Laçin. Kurbinasit me Josën në pankinë nuk njohin humbje, por edhe rrogozhinasit e Maganit nuk bëjnë shaka, me ndeshjet e para që do të luhen më 26 janar, ndërsa ato të kthimit më datën 9 shkurt.

ÇEREKFINALET E KUPËS SË SHQIPËRISË

GRUPI A
Partizani- Tirana/Dinamo
Teuta- Skëndërbeu

GRUPI B
Flamurtari-Vllaznia
Egnatia-Laçi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *