• |
ide | kryesore

Jetonte i vetëm në një banesë të rrënuar, detaje nga krimi në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të rënda nga ngjarja makabre në Fier, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij. Autori i dyshuar i krimit, 38-vjeçari Klodian Calamani jetonte i vetëm në fshatin Grecalli në një banesë me vetëm një dhomë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ai kishte arsim minimal vetëm 4 klasë shkollë.

Hetimet kanë zbuluar se të miturin e fillimisht e ka joshur duke i dhënë biçikletën dhe rreth orës 9:30 e ka futur në oborrin e banesës e më pas e ka qëlluar me një mjet të fortë pas koke (kazmë).

Pasi humbi jetën fëmija autori nxitoi të mbulonte gjurmën e krimit duke hapur një gropë rreth 50 cm në bahçen pranë banesës së tij ku fshehu trupin. Në polici pasi ka pranuar krimin ka treguar se ka vepruar i vetëm si për vrasjen e fëmijës ashtu edhe për groposjen e trupit. Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurori për veprën penale “vrasje me dashje e kryer ndaj një të mituri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *