• |
ide | kryesore

“Kur kosovarët luanin futboll, shqiptarët shihnin peshqit me dylbi”/ Ndëshkohet komentatori i RTK

-Instant, Arkiva, Sport

“Kur kosovarët kanë luajtur futboll, kuqezinjtë shihnin peshqit me dylbi”. Ishte kjo frazë e komentatorit sportiv, Andin Lokaj të Radiotelevizionit Publik të Kosovës që ka shkaktuar mjaft reagime në Tiranë dhe Prishtinë.


Komentatori i njohur e bëri deklaratën gjatë ndeshjes së Shpresave mes Kosovës dhe Shqipërisë të fituar nga dardanët me përmbysje 2-1. Për shkak të reagimeve të shumta, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati njoftoi se ka nisur një procedurë disiplinore ndaj Lokajt.


“Lidhur me rastin e deklarimeve publike të komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do të veprojë në përputhje me Standardet Profesionale të RTK-se dhe Rregullores për Përgjegjësitë materiale dhe disiplinore. Ju bej me dije se tani kanë filluar procedurat në lidhje me këtë rast”, – shkroi ai në Facebook.

Grupi i tifozëve ultras të Prishtinës dhe Kombëtares shqiptare “Plisat” e shpallën Lokajn person të padëshirueshëm në kryeqytetin kosovar. Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana e quajti “palaço” Lokajn në një reagim të bërë përmes Instagram. ©LAPSI.al

9 Comments

    1. Ore kar (dhe po ta shkruj me te vogel), autodiskretitimi yt nuk na perket. xnese je njeri me komplekse inferioriteti hidhu nga pallati e mos na caj trapin!

  1. Krijimi i Klubit Vllaznia eshte i 1919 Klubi i futbollit Prishtina 1922. Klubi Sportiv Flamurtari Vlore 1923.Klubi Sportiv Peja etj etj. Mbase ky serbofili kerkon akoma lavdine e Jugosllavise..Muxnd ti bashkohet pa problem Open Ballkan me Ramen dhe Vucic!

  2. Nuk me kishte shku ne men se Shqiptaret poshte Drinit kishin shpik dylbi qe shihnin peshqit nen uje para shume kohesh kurse ata siper Drinit ne ato kohe lujshin futboll.
    Ky pleher qe ndan Shqiptaret ne Kosovar e Shqiptar njesoj sikur te thuash Gheg, Tosk, Leber, Cam, Kosovar e Shqiptar. Por kur i ndan keshtu nuk ka Shqiptar kerkund. Kete ben edhe ky palaco.
    Perkatesia rajonale, krahinore e Shqiptareve kthehet… as me pak e as me shume ne perkatesi kombetare. Dmth sipas ketij ndyresire kemi Geg, Tosk, Cam, Lab, Kosovar por ska Shqiptare.
    Edhe nje Serb apo Greek nuk do kishte shkuar kaq larg sa ky torollak.

  3. Ky eshte nje bastard dhe gruaja e tij eshte e tille. Ajo shkonte me larg duke cilesuar shqiptaret ne kosove si terrorist. Kur njerezit me te drejte reaguan ajo iku ne amerike ku kerkoi azil kinse eshte kercenuar per shkak te mendimit. Njejte eshte duke vepruar edhe burri i saj andini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu