• |
ide | kryesore

Nisin hetimet për Policinë e Fierit/ Dyshime se kanë injoruar denoncimet për Klodian Çalamanin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet në drejtim të Policisë së Fierit, në lidhje me denoncime që banorët kanë bërë ndaj Klodian Çalamanit.

Një banor tha sot për mediat, se Çalamani kishte tentuar që të përdhunonte gruan e tij, dhe policia nuk e kishte arrestuar, për shkak se 38-vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Lexo më tej: Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Dëshmia shokuese e banorit: Çalamani më ka përdhunuar gruan 

SHÇBA do të marrë në hetim të gjitha denoncimet që mund të jenë bërë në drejtim të Çalamanit përpara ditës së djeshme. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, ai rrinte vazhdimisht i dehur, dhe mbante me vete thikë dhe hanxharë, duke frikësuar fëmijët por edhe të rriturit.

Pavarësisht përpjekjeve për ti gjetur atij një vend pune në bashki, riintegrimi i tij në shoqëri ka dështuar.

NJOFTIMI I SHÇBA-së: 

Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *