• |
ide | kryesore

Rezart Taçi sqaron konfliktin me azerët për 75 milion dollarët e ARMO-s

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rezart



Rezart Taçi ka dhënë versionin e tij për paratë që mori në Azerbajxhan dhe me të cilat bleu ARMO-n nëpërmjet një shumë prej 128 milion dollarësh. Taçi than ë një intervistë për Top Channel se paratë nuk ishin kredi nga banka, por pjesë e një marrëdhënieje tregtare.

“Blerja e armos nga azerët nuk ka lidhje me 75 milion eurot, kjo është një shifër e bazuar në një marrëdhënie tregtare, ska lidhje me kredinë. Bashkëpunuam në bazë të një marrëdhënieje tregtare, ku qarkulluam mbi 500 milion euro” u shpreh Taçi, ndërsa ka sqaruar më tej marrëdhënien me drejtorin e bankës që i kaloi paratë.

“Në momentin që sipërmarrësi azer pati një inisiativë për të dëmtuar drejtorin e bankës, u detyrua të thotë se këto para ia dha bankës tregtare si hua, por këto ishin në bazë të një marrëdhënieje tregtare. Me të kemi një marrëdhënie të afërt familjare dhe unë jam financues i tyre” tha ai.

Për paratë që Rezart Taçi mori nga bankat azere, atje u burgos Jahanger Hajiyev, drejtori i bankës me 15 vite burg. Taçi tha se me të vazhdon të ruajë miqësinë në këto momente të vështira. Konflikti i Taçit me azerët u lidh me disa vrasje që pasuan disa vite më pas.

Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit, IBA, një institucion financiar 50.2 % në pronësi të shtetit azer depozitoi në nëntor 2008 në Bankën Credins shumën prej 75 milione euro me qëllim “kryerjen e investimeve në Shqipëri.”

Shuma prej 75 milionë euro u depozitua në Banka Credins në tre keste.

Një vit pas transfertave dhe blerjes së ARMO-s nga Rezart Taçi, IBA i ka këkuar kthimin e shumës mbrapsht Bankës Credins. Në fillim Credins ka mohuar marrjen e SëIFT-it, por më 19 korrik 2010 ka pranuar se paratë janë përdorur për të kredituar AMRA Oil.



2 Comments

  1. Shumë kosovarë mbajnë mend se Berisha i dha një mbështetje të vakët UÇK-së dhe besohet se ka përfituar personalisht duke lejuar ngarkesat me karburant në Serbi dhe Mal të Zi, duke thyer embargon në atë kohë.

    Berisha shihet nga shumë shqiptarë si njeri me lidhje të ngushta me Serbinë – një nga kontaktet e tij të ngushta për disa kohë ishte Damir Fazlliç, një personazh me lidhje në nivelet e larta të qeverisë serbe. Berisha nuk mendohet se ka lidhje të forta në Maqedoni; ai e ka të kufizuar edhe ndikimin në Mal të Zi”.

  2. Vjehrra e zëdhënëses së Berishës nuk përmbahet: Saliu e ktheu këtë popull në skllav, zhduku demokracinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *