• |
ide | kryesore

Video/ Takat në fytyrë me kundërshtarin në ajër, Vidal në lot pas përjashtimit: “I kërkoj ndjesë kombit”

-Instant, Sport, Video



Gjatë ndeshjes kualifikuese për zonën e Amerikës së Jugut, mes Kilit e Ekuadorit, protagonist më shumë se edhe ata që shënuan golat u bë Arturo Vidal. Mesfushori kilian ka goditur me shkelm në fytyrë një kundërshtar, duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 13. Lotët e Vidal vërtetojnë mungesën e keqdashjes, por skuadra e tij e mbetur me 10 lojtarë u mund nga Ekuadori 2-0.

“Unë ende nuk mund ta besoj. Më duhet vetëm t’u kërkoj falje shokëve të skuadrës, stafit teknik, familjes sime dhe gjithë vendit tim. Do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund!!”, ka shkruar në rrjetet sociale Arturo Vidal në përfundim të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *