• |
ide | kryesore

Vrasja e të miturit në Fier/ Rama: Të jepet dënimi më i rëndë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e së mërkurës për ngjarjen e rëndë që u regjistruar një ditë më parë në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 33 vjeçar i identifikuar si Klodian Çalamani vrau me mjetet të forta fqinjin e tij të mitur 8 vjeç dhe më pas trupin e tij e groposi në oborrin e banesës. Nga aeroporti i Rinasit, kryeqeveritari Rama tha se e gjithë shoqëria është tronditur nga ngjarja e djeshme teksa iu shprehu ngushëllimet prindërve dhe familjarëve.

“Siç të gjithë e keni marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur, por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit, familjen, të afërmit humbja e vogëlushit Mateo. Ajo çka megjithatë nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në mendjen dhe zemrën e nënës, babait, familjes, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë, është verdikti më ekstrem i drejtësisë ndaj barbarit, i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe kapjes së shpejt nga policia, gjendet sot prapa hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhjen e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe kështu për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës. Vëllazërisht iu shpreh ngushëllimet familjes, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë të pafuqishme”, tha kryeministri Rama.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *