• |
ide | kryesore

Vuçiç insiston në formimin e Asosacionit: Nuk do ta ofendoj Kurtin siç ai bëri me mua

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar përsëri refuzimin e Kosovës për të qenë pjesë e “Ballkani të Hapur”.


Ai ka thënë se megjithatë nuk do ta ofendojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por pyeti nëse ky vendim i Kosovës ka të bëjë me urrejtjen ndaj tij apo Serbisë.


Vuçiç ka deklaruar se ekonomia e Serbisë është më e madhja dhe më e forta në rajon, duke e bërë Serbinë lidere në këtë fushë.

“Serbia është ende problem për disa dhe ata do të kënaqen vetëm nëse Serbia poshtërohet. Unë nuk do ta ofendoj Kurtin siç më fyen ai mua. Gjithmonë jam përpjekur të flas. Kurti thotë se për ta ka vetëm një problem – Vuçiçi, sepse do ta kishin më të lehtë t’i ndiqnin interesat e tyre me gjithë të tjerët”, tha Vuçiç për TV Happy.

Në anën tjetër, Vuçiç ka shtuar se ajo që thotë kryeministri i Kosovës lidhet me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

“Si president i shtetit, unë duhet të flas me të gjithë, kur dua të argëtohem, zgjedh shoqërinë time. Ai mendon se është faji im që faktori serb është rritur”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb ka insistuar në formimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti sot thotë se as që dëshiron të flasë për Asociacionin. Ne do të insistojmë që të respektohet gjithçka që është nënshkruar, sepse çfarë mund të shpresojmë nëse ajo që u nënshkru nuk zbatohet”, tha Vuçiç.

Më tej ai shtoi se se lufta nuk i ka sjellë lumturi askujt dhe se është më mirë të mos mendohet për këtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu