• |
ide | kryesore

Zbardhet dënimi në 2006 për vrasësin e Fierit/ Tentuan ta përdhunojnë e gjymtojnë një 16-vjeçare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet vendimi i gjykatës së Fierit të dhënë më 19 korrik 2006 për Klodian Çalamenin, atëherë 23 vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin me iniciale F.V., i afërm i 8-vjeçarit të vrarë dje.

Në vendimin e zbardhur nga ‘News24’, Gjykata ka vendosur 4 vite burg në 2006 për Çalamënin me akuzën për “heqje të paligjshme të lirisë” të kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që në vendimin e gjykatës të dhënë në 2006, rezulton me gjendje gjyqësore i dënuar.

Bashkëpunëtori i tij, me inicialet F.V. i hetuar në gjendje të lirë dhe gjykuar në mungesë.

Vajza ka bërë kallëzim para oficerëve të policisë gjyqësore, në bazë të të cilit ka filluar procedimi penal në ngarkim të Çalamënit dhe F.V., familjar i të miturit. Avokati Ermal Ahmataj tha në emisionin “Me zemër të hapur” se të dy e kanë futur në një banesë dhe kanë dashur jo vetëm ta përdhunojnë, por dhe ta gjymtojnë.

“Të dy kanë vuajtur nga 4 vjet dënim. Në atë periudhë aq ka qenë maksimumi i dënimit të veprës. Kanë pranuar fajësinë dhe kanë përfituar uljen e dënimit me 1/3. Kanë dalë në vitin 2009 nga burgu. ka punuar për afro 5 vite punëtor krahu në Tepelenë. Ka qenë i punësuar dhe pranë bashkisë Fier, pranë mbetjeve urbane deri para një muaji. Kjo tregon që nuk kemi të bëjmë me një person të paaftë mendërisht”.

Vajza, nxënëse në vitin e dytë të shkollës së mesme, fqinje me të pandehurit. F.V. ngacmonte kallëzuesen dhe i telefononte dhe i kërkonte të lidhej me të. Më pas i dashuri i vajzës është grindur me dy të akuzuarit pasi i kishte parë ta ngacmonin kur ajo ndodhej në shkollë.

Ditën e ngjarjes, vajza ka takuar motrën e Çalamenit, e cila i ka kërkuar që të shkonin në dyqan për të blerë disa gjëra për fëmijën e saj. Vajza ka hezituar të shkojë, pasi nuk ishte veshur në mënyrë të përshtatshme për të dalë, por motra e Çalamenit i ka kërkuar të shkonin në shtëpinë e saj për t’i dhënë diçka më të përshtatshme për të veshur.

Janë futur të dyja në shtëpinë e saj, dhe aty ka ardhur Klodian Çalamëni, i cili gjatë kësaj kohe ka qenë fshehur pas derës së shtëpisë dhe shtetasi F.V.. Vajza është ngritur për të ikur por sapo ka bërë dy hapa për të dalë nga dhoma, e kanë shtyrë mbrapsht. Të pandehurit kanë filluar ta shajnë me fjalë të ndyra si dhe kanë ushtruar dhunë fizike mbi të duke e goditur me grushte e shkelma. Vajza ka tentuar disa herë të largohej, por pa mundur pasi dera ishte e mbyllur dhe dy personat nuk e linin dhe as nuk mund të bërtiste pasi Çalamëni i mbante gojën me dorë.

Vetëm nëpërmjet ndërhyrjes së vëllait të F.V., vajza ka mundur të shpëtojë.



4 Comments

  1. Te dhjevsha BE e vlerat perendimore. E perse duhet te jetonne njerez te tille midis njerzve normal. Çojeni ne burgjet greke se prej andej nuk dalin te gjalle keta tipat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *