Gjykata Kushtetuese caktoi 18 janarin e vitit 2022 si datën e seancës ku do të shprehet në lidhje me shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.
Mandati i Metës si president përfundon në Korrikun e vitit 2022, ndërkohë që shkarkimi i tij në Kuvend, me votat e mazhorancës u bë në qershor të këtij viti.
Shkarkimi i Metës u kërkua nga PS me pretendimin se kreu i shtetit kishte shkelur Kushtetutën. I pyetur gjatë ditës së djeshme mbi mundësinë e shkarkimit, Meta tha se ai do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit, dhe paralajmëroi qëndrimin e tij në politikën aktive. Sipas Presidentit, ai ka me vete popullin e 2 Marsit.
Po e ha gjelin rehat dmth