• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 11 raste të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ulen rastet e infektimeve nga Covid-19 në Kosovë. Në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa dje u raportuan 17 raste.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Detaje nga Kosova: 

18 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.

Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Në total numri i rasteve aktive është 400.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *