• |
ide | kryesore

Helmi i zhabës meksikane “transformoi” Mike Tyson: “Pothuaj vdiqa kur e provova për herë të parë”

-Instant, F1, Sport



Mike Tyson rrëfen se prej disa kohësh po ndihet shumë më mirë: “Jam më kreativ, mund të përqendrohem, jam më i pranishëm si biznesmen dhe sipërmarrës”. Merita? Pasi ka pirë helmin e ‘Bufo alvarius’, një amfib nga Meksika i njohur gjithashtu si zhaba e shkretëtirës së Sonoras (mes Shteteve të Bashkuara jugperëndimore dhe Meksikës veriore), vendi ku amfibi jeton. “E provova katër vite më parë si sfidë dhe isha si “i vdekur” në udhëtimin tim të parë”, tha ish-boksieri për Neë York Post.

“Zhaba më mësoi se nuk do të jem këtu përgjithmonë, të gjithë kemi një datë skadence. Në ato kohë isha një relikt, kundërshtari im më i fortë isha pikërisht unë dhe kisha vetëbesim të ulët. Zhaba të heq egon, të ndihmon për të arritur potencialin maksimal. Njerëzit e shohin se si kam ndryshuar që atëherë”, thotë Iron Mike.

55-vjeçari thotë se ka pirë 53 herë helmin e zhabës deri më tani, dhe ka ndodhur ta ketë bërë tre herë në të njëjtën ditë. Që nga hera e parë, ish-boksieri ka humbur 45 kg në tre muaj, rifilloi boksin dhe u rikthye në kontakt me familjen e tij. Ai tani ka një vend për rritjen e amfibëve në fermën e tij në Desert Hot Springs, Kaliforninë Jugore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *