• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Gafa e fillimit dhe si e përshkallëzoi Basha luftën me Berishën

-Instant, Kryesore



Lulzim Basha më në fund e ka kuptuar se hezitimi i tij i gjatë për të mos u përballur flakë për flakë me Sali Berishën i ka kushtuar shtrenjtë në radhët e demokratëve. Që kur ai vendosi ta përjashtojë ish babain politik nga grupi parlamentar, Basha tregoi shumë ngërç, frikë dhe pasiguri në betejën që gjithkush përveç tij, e kuptonte se do të ishte e pashmangshme.

Fillimisht, pasi “i ngulli thikën pas shpine” ai e mveshi aktin e tij me fjalët më lavdëruese për doktorin. Mesazhi që donte të jepte qe: isha i detyruar nga amerikanët “ta pezulloja”, por mendimi im për kontributet e liderit historik nuk ka ndryshuar. Të njëjtin qëndrim ai adaptoi edhe në përballjet me Ramën, në parlament, kur tha para të gjithëve: “nuk i heq asnjë presje fjalëve dhe kam thënë për Berishën dhe vlerësimeve që kam bërë për të në të shkuarën”.

Lexo me tej:

Armand Shkullaku:Kur Rama të detyron të duash Lulzim Bashën

E gjithë kjo strategji tërheqjeje që e reduktoi ndjeshëm mbështetjen në radhët e partisë bazohej mbi luajtjen e rolit të viktimës për të zbutur efektin e shock që krijoi përjashtimi. Por ajo e gjithë u bazua mbi një kalkulim të gabuar, në mosnjohjen e reagimit të Berishës dhe filozofisë së tij për të mos njohur rrugë tjetër përpos betejës.

Menjëherë sapo u njoh me përjashtimin ish presidenti dhe ish kryeministri shpalli synimin për të rimarë kreun e partisë, tha se do ti rikthehej kontakteve me bazën dhe organizoi foltoren lëvizëse. Që nga fillimi i shtatorit e deri në në ditët e fundit të tetorit Basha e ndoqi si spektator këtë vullkan që po përvëlonte imazhin e tij te demokratët. Ndërkohë që Berisha takonte mbështetës, ai strukej në zyrë, ndërkohë që Berisha e sulmonte nga provinca, ai lëvizte vetëm në intenerarin Farkë qendër e Tiranës, ndërkohë që berisha mblidhte firma për ta rrëzuar, ai simulonte sherre banale me Ramën në parlament.

Kjo politikë mos përballjeje i kushtoi shumë shtrenjtë. Nga tre deputetë që e mbështesnin fillimisht, Berisha kaloi në 13. Përkrah tij u reshtuan forumi rionor dhe ai i gruas. Për sa kohë që Basha heshte edhe mbështetësit e tij të mundshëm strukeshin të ndrojtur përballë batareve të egra të berishistëve. Lënia bosh e terrenit i krijoi “Foltores” mundësinë për të prodhuar përditë lajm, krijoi përshtypjen se ajo qe PD-ja duke lënë të kuptohet se kastës zyrtare i kishte mbetur vetëm selia dhe vula.

Sesa vetë vrasësse qe kjo taktikë Basha nisi ta kuptonte vetëm në fund të tetorit. Në datë 23 ai foli për herë të parë për interesin personal të liderit historik që do ta kthejë PD në bunker të halleve të tij.

Basha i kthehet Berishës: Do ta shndërrosh PD në bunker për hallet personale!

Ai guxoi ti quante llum të qeverisjes të së shkuarës ata që e mbështesnin atë në foltore. Por edhe këtu beteja qe e zbehtë dhe hezituese sërish me merakun për të mos i dalë përballë atij që po e sfidonte për kreun e partisë. Ende në fund të tetorit kryefjala e PD-së zyrtare mbeteshin ndryshimet kushtetuese për vettingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe ata territoriale që duheshin bërë duke bashkuar votat me Ramën.

Këto i dhanë Berishës mundësinë ta lëvizte dhe më me shpejtësi thikën në plagë duke e quajtur pasardhësin e tij zjarrfikës të opozitarizmit dhe duke u bërë thirrje deputetëve të mos votonin asnjë marëveshje me kryeministrin.

Berisha në Kavajë: Basha “zjarrfikës”, thirrje deputetëve të refuzojnë marrëveshjen me Ramën 

Vetëm në 28 tetor, pra kur Berisha i përjashtuar i kishte mbushur të dyzetat, Luli foli në parlament për trekëndëshin e Bermundës duke e vënë në të njëjtin plan atë që dikur e ngrinte në qiell me Ramën dhe Metën.

Basha: “Trekëndëshi i Bermudës” i ka ditët e numëruara, një e nga një do t’i thyen brinjët

Çuditërisht, në një përkim që vetëm psikologët mund të shpjegojnë, vetëm pasi humbi pas një sëmundjeje të rëndë babain e tij biologjik, kreu demokrat vendosi ti dalë përballë prindit politik. Në 5 nëntor ai ndërmmori hapin për të shkarkuar drejtuesit e forumit rinor dhe atij të grave, Blendi Këlliçin dhe Albana Vokshin. Dy ditë më pas: ai mblodhi kryesinë dhe para selisë së PD-së ashpërsoi gjuhën duke shpallur për herë të parë se koha e Berishës ka mbaruar.

Basha ashpërson gjuhën ndaj Berishës: Mjaft me zdërhallje, koha e tij ka mbaruar

Në ditën që Berisha dorëzoi firmat, në 11 nëntor ai e akuzoi atë se po i shërbente regjimit duke organizuar një puç në PD.

Në përpjestim të drejtë me këtë rritje të toneve edhe mbështetësit e kryetarit u trimëruan për të hedhur gurë direkt mbi liderin historik. Tani përkrah Lulit nuk ishin më vetëm Grida Duma, Gjekmarkaj, Alibeaj dhe Gaz Bardhi rradhët filluan të shtohen dhe tonet e zërave kundër Berishës të ngrihen.  

Vetëm në 12 nëntor ai i dha një intervistë gazetarit Robert Rakipllari duke e cila mund të konsiderohet pa frikë si ndarja edhe publikisht me Berishën. Ai hodhi idenë se nuk e kish njohur plotësisht atë më parë dhe se kjo njohje bëhet e vërtetë vetëm kur e ke përballë si kundërshtar.

Në datë 14 ai vendosi të mbledhë më më fund kryesinë dhe në 15 nëntor me 26 vota në favor të tij, vendosi të mbledhë një kuvend kombëtar alternativ në 18 dhjetor, një javë pas atij të cilin e kishte njoftuar Berisha. 

Me këtë ashpërsim të toneve, me këtë radikalizim të mbështetësve, me këto lëvizje që tentonin të tregonin më në fund forcë, kreu i PD-së tregoi në sytë e opinionit se ai ende e kontrollon kryesinë dhe pjesn dërrmuese të degëve të PDsë në rrethe.   

Por ama askush, edhe ata që e njohin mirë partinë nuk jënë në gjendje të vënë bast se çfarë çmimi të lartë do të paguajë për hezitimin ndrojtjen dhe frikën që tregoi duke u përfshirë me vonesë në betejë. Për më shumë se një muaj ai nuk diti ta kujtojë aksiomën e vjetër se politika ka tmerr nga boshi. Ai i dhuroi Berishës sallat, foltoret, betejën në publik që ia lehtësuan këtij të fundit rekrutimin e mbështetësve dhe grumbullimin e mbi 4 mijë nënshkrimeve.

Tani të dy palët janë nisur drejt luftës me kongrese. Por për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet Bashës i ka mbetur edhe një rrugë e vetme. të tregojë se është i pranueshëm për turmat dhe militantët. Të dalë nga zyra dhe të takohet me ta. Sepse po priti që ti trajtojë si figurantë në 18 dhjetor ndoshta vërtet do të jetë shumë vonë.

©Lapsi.al



22 Comments

    1. Po nga e ke verifikuar ti se “shumica e antarësisë së PD” na qenka kundër Bashës e kundër SHBA ?
      Në “foltoret” e Berishës mblidhen në ambiente të mbyllura, jo më shumë se 200 militantë të tij e vetëm nja 10-20 syresh ulërasin thirrjen ballshevike “O Sali o hero , gjithë Shqipëria ty të do”.
      Krahasoi fushatat e Bashës nëpër rrugët e të gjitha qyteteve, ku me mijra qytetarë e ndiqnin në këmbë nga pas me thirrjet “Rama ik”.

      1. Nuk besoj se je kaq naiv sa dukesh nga komenti.

        Rilindja ka sjellë largimin e më shumë se 500 mijë shqiptarëve.

        përkeqësimi i standardeve ekonomike, demokratike e shoqërore është një fakt që vetëm përfituesit nga rilindja nuk e shikojnë.
        Shpresa për një ndryshim me Bashën vdiq me 25 prill.

        Foltorja nuk është vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët që duan ti gëzohen djersës së punës së vet në Shqipëri.

        Sali Berisha është një realitet historike politik që ngjall shpresë jo vetëm te demokratët militantë e simpatizantë, që shpresojnë për përfitime me vende pune etj privilegje që ti jep antarësia në parti, por edhe tek njerëzit e paangazhuar politikisht, por që janë të lodhur, të shgënjyer e të pashpresë nga rilindja dhe Basha.

  1. Cudi, o Bishat, sesi nuk me zuri syri PRINDIN NR 2 BIO-POLITIK TE BASHES, ZNJ. YURI KIM, ne kete analuze……

  2. Dalja në skenën politike të PD duhej të simbolizonte “fuqinë” që përmbysi komunizmin, diskriminimin politik, krahinor, duhej të gjente ilaçin e shërimin të traumës së thellë psiko-emocionale, dhe aspekte të tjera kritike komplekse të lidhura me nevojën e shoqërisë shqiptare për të gjetur zgjidhje për krizën ekonomike, sociale, për moralin e elitës komuniste shqiptare për diktaturën e gjatë e ekstremisht e dhunshme. PD u krijua nga trauma e përbashkët disproporcionale që rregjimi komunist ushtroi mbi popullin shqiptar, e u mbështet nga shtresa shoqërore të majta e të djathta duke krijuar një konfiguracion të çuditshëm të brishte e delikat, komunistësh, nacionalistësh, djathtistësh e një bollëk përkatësie botëkuptime të tjera personale. Berisha një mëndje e vetëdijshme, shfrytëzoi konsensusin antikomunist të shoqërisë e në një ambjent bindjesh e botkuptimesh të pa qarta u afirmua si “lider” që bëri të mundur bashkimin e kësaj turme laramane. Por me kohë në PD “boshllëqet” janë zgjeruar shumë, konsensusi antikomunist aty është kthyer në një flamur beteje i dalë boje, dhe nuk emocionon njeri, një gjë koti. Me humbjet e radhës elektoriale militantët e PD e gjejmë veten tani duke rënkuar nën peshën e polariteteve të rënda sociale, pabarazive krahinore dhe kërcënimit të vetë egzistencës së tyre politike.
    “Foltorja” e poshtëruar dhe e dëshpëruar nga zgjedhjet e humbura po mundohet ti japi zgjidhje pozitës së saj të pa lakmushme duke proklamuar “të goditurin me thikë pas shpine” dhe duke u kapur fort në historitë konspirative ndërkombëtare “Soriane”.
    Goditja amerikane ndaj Berishës për korupsion, dhe goditja, “poshtë brezit” që i dha Basha, çoi në degradimin etik të Berishës i cili nën kushtet e një psiqike të rënduar po zhvillon një betejë të paarsyeshme për mbijetesë. Për interesin e tij personal, i poshtëruar nga Basha me një krenari të sëmurë e të paarsyeshme ai po bën një luftë të poshtër politike që në thelb ka shkatarimin e PD e jo mbijetesën e tij politike të cilës i dihet fundi.Militantët e PD të traumatizuar e dhimbje po shohin një PD të paimagjinueshëm deri dje, në rrugën e saj drejt humbëtirës së pafund..

    1. Ka në komentin tënd Astrit analiza realiste të politikës shqiptare në këto 30 vite.
      Por kur e mbyll komentin me deklaratën se PD po shkon në rrugën e saj drejt “humbëtirës së pafund”, del nga vlerësimi objektiv realist, e shpreh militantizmin socialist.
      Pasi ke pohuar që sistemi diktatorial enverist komunist, i solli Shqipërisë katastrofa sociale, që të cilësosh PD, partinë opozitare me PPSH, e që solli përmbysjen e sistemit komunist se po shkon drejt humbëtirës së pa fund, ke kundërshtuar veten mbrenda disa rreshtave.
      Më së pari duhet pohuar se PS me lider Ramën, e mban kot si parti mbiemrin socialiste.
      Nuk ka asgjë “socialiste” asnjë referim ideollogjik të së majtës qoftë edhe të moderuar, në kokën e Ramës, piktorit të vetëquajtur modernist.
      Ka një përzjerje të anarshizmit, hitlerizmit, stalinizmit e kapitalizmit agresiv primitiv të përzjerë me kanabizmin apo drogën e grupet kriminale që e mbështesin ate.
      Për hir të së vërtetës duhet pranuar se edhe në demokracitë e konsoliduara perëndimore, problemi i korrupsionit e kriminalitetit të trafiqeve e përdorimit të drogës, vazhdon të ketë i pranishëm.
      Ama nuk mund të gjesh në asnjë vend të Europës, ndonjë kryeministër të akuzuar si përdorues të drogës, pa ju futur problemeve të tjera që kanë të bëjnë me moralin tradicional shqiptar.
      Ka pasur edhe tek liderët e PD, Berisha e Basha gabime në politikat e tyre, por nëse pranojmë se familja e shëndoshë , është bulëza themelore e shoqërisë por edhe e shtetit, askush nuk mund të dalë e ti akuzojë ata se nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë një familje normale.
      Për Ramën simbolika e familjes është vetëm “Zaho” biri i tij, tek i cili si gjithë diktatorët sheh trashëgimin e modelit monarkist.
      Nëse themi një të vërtetë se Partia demokratike ka një përbërje heterogjene jo vetëm të niveleve intelektuale, por edhe të bindjeve ideollogjike e të kulturës demokratike, duhet që të analizojmë edhe shkaqet e këtij realiteti.
      Shkaku kryesor është se Shqipëria nën diktaturën staliniste të PPSH, ndryshe edhe nga vendet e tjera eurolindore, e zhduku tërësisht nocionin e pronës private, u izolua tërësisht nga gjithë bota dhe më e keqja akoma, i preu tërësisht rrugët e krijimit të një disidence të organizuar.
      Nuk është i rastit fakti se në krijimin e saj PD u udhëhoq nga dy intelektualë si Berisha e Pashko, që të dy me lidhje PPSH.
      Profesor doktor Berisha u përqëndrua si një “verior”, kryesisht në luftën për të drejtat e njeriut, barazisë shoqërore e lirive demokratike, kurse ekonomisti pedagog Pashko në programin e përmbysjes së sistemit ekonomik socialist, nuk pati ndryshime të mëdha me mendësinë e liderit të PS, ekonomistit Fatos Nano, veç rrugës së shpejtë për ta bërë këtë transformim.
      “Demokrati antienverist” Rama, pasi u përzu nga PD për mendimet e tij anarshiste e ekstremiste, nga një politikan që kërkonte me këmbëngulje linçimin e gjithë komunistëve (përfshirë edhe babain e rrethin e tij familjar), paradoksalisht na u bë lider i ish PPSH që ndroi emrin në PS.
      Mos të harojmë edhe një fakt tjetër.
      Europa perëndimore drejtë si cilës ngulnin këmbë shqiptarët të shkojnë me përmbysjen e diktaturës enveriste, kishte parti të fuqishme të majta që nuk vonuan ta quajnë ish PPSH me emrin e ndryshuar PS, si një parti “aleate” të tyren .
      Është kjo arsyeja që nga të gjitha vendet ish komuniste, vetëm në Shqipëri deri në vitin 2021, parlamentin, tribunën e demokracisë e drejtonte ish ministri i fundit i diktaturës, njëkohësisht edhe drejtues i ish Sigurimit famëkeq kriminal enverist.

  3. Që ta marrim vesh, ky është nje shkrim gjoja “analizë neutrale” për gafat e Bashës, pa të cilat mund t’ja fuste më mirë Berishës ??!! A jeni në metro ju te lapsit, a e kuptoni more derdimenë se Sala është shpresa e FUNDIT e vendit?! E fundit!! A e kuptoni që opozita dhe gjith vendi kanë marrë fund plotësisht?!

    Duket sikur artikullin e ka shkruar gjakprishuri Preç Zogaj.

  4. Nuk di si ta cilesoj kete artikull…perpjekje per te perkrahur Bashen? Kush i beson? Inkoherent dhe pa shtylle kurrizore. Pse nuk del te takohet me demokratet? Sepse s’ka mbeshtetje, eshte butak, nuk arrin te perfundoje betejat. Nuk mund t’u drejtohesh njerezve dhe te krijosh fryme nga kolltuku dhe vilat e Rolling Hills.

  5. Dekori i këtyre janë haxhinjtë; tundësit e kokave dhe duartrokitësit, trutharë të papërgjegjshëm, që na thonë se e ardhmja është e shkuara e pakallur.

    Të mos habitemi paskëtaj, pse ky vend, i vizatuar nga Zoti, dhe i zhgarravitur nga padija renditet i fundit në shumëçka.Mire mbaje salihun ne shtepi o shpellkar

  6. Per ty filozofin e ores 20:49 e ardhmja eshte lideri global dhe babai I kombit ER.

    Berisha nuk eshte e ardhmja, por te pakten po e trazon mocalin. Po cfare t’ju thuash ju mavive, ju bar hani dhe betoheni per ideal…

  7. PeDja esht e shkaterruar perfundimisht Me vone do shofim me shume gallate me keta maloke te piset qe po hane koken e njeri tjetrit

    1. Ju maloket e ugut jeni me te piset e pa moral. Jeni te gjithe qe spiunoni njeri tjetrin e qe dhkedhehemo btena fisit pra jeni edhe te pcacivilizuar e te pagdhendur, qene rrugesh!

  8. Shpresa e fundit,e fundit qenka Saliu?
    Kjo çudi,tregon se dikush i dëshpëruar kërkon një rrugëdalje,por është aq i pashpresë sa kërkon zgjidhje te komunisti i fundit!
    Nëse keni njohuri mbi veçoritë e zërit të njeriut,dëgjoni në Youtube inçizimin e bosedës të Saliut me Ramiz Alinë në takimin e intelektualëve…
    Zëri i Saliut është zëri tipik i burrit delenxhi,që merret me llafe,dhe përdridhet në bisedë…
    Sipas meje, jemi shumë që nuk e votojmë më PD,vetëm prej Saliut…që nuk ka ikur asnjë sekondë nga kryetar i PD…siç po duket qartë këto ditë…
    Oferta ime…largim i të dyve dhe rithemelim i PD…
    Shpresa ime,negative…a e kujtoni shprehjen e Namik Hotit të shkretë,për Saliun kur ky ishte President!???
    Malsori nuk zbret nga kali për pa e vra….

    1. Idiot komunist, namik hoti nuk e kishte njohur edvinin kur e ka thënë këtë shprehje.

      Sali Berisha dha dorëheqjen në 2013.

      Ai po i bën nder Shqipërisë më shumë se PD.

      Pa Sali Berishën do ta shikoje edvinin kur të miratonte kushtetutën që do tja linte trashëgim pushtetin Zahos.

  9. Sufllaqexhinjt jane hedhur ne sulm te mbrojn asetin qe ju siguron fitoren deri me 2030,lyl pengun.
    Nuk behesh lider duke i lepir bythen edrames o lyli por duke i dal ne balle situates,nje lider qe nuk ka byth te takoj antaresin eshte butak ose e thene troc lider pa koqe dhe duhet perzen nga drejtimi.
    Cfare nisi dhe ke levizje popullore coj ne fund lyli ,vetem perfitime per vete duke vendosur gjoba kuvendore per “oligarket”,keshtu qe lodheni kot o sufllaqexhinje me 11 dhjetor antaresojeni ose bejeni aleate te edrames,suksese ne jete o lyli

  10. O Astrit qenke shum I kuq ik te te keshilloje frrok cupi me Spartak ngjelen bashke me mero llumin jeni gati ta beni shqiperin copa copa mjafton qe tju paguaj rama se ai do merhumin perball nje gje e thjesht ne short per campions lige jane 4 ekipe kur kur ke ber 4 humbje dicka nuk shkon Skualifikohesh dhe ndryshohet tranjeri bashke me stafin etij te afert psh grinda .bardhi salijani kjo nekoh paqeje ne rastin tjeter ne koh lufte luulushit si komandant do kishte humbur te gjith ushtaret dhe do kishte dezertuar dhe do perfundonte tek edvin droga sic ka perfunduar. kesaj I thone ngadal beg se ka handed dhe bie

  11. O Astrit qenke shum I kuq ik te te keshilloje frrok cupi me Spartak ngjelen bashke me mero llumin jeni gati ta beni shqiperin copa copa mjafton qe tju paguaj rama se ai do merhumin perball nje gje e thjesht ne short per campions lige jane 4 ekipe kur kur ke ber 4 humbje dicka nuk shkon Skualifikohesh dhe ndryshohet tranjeri bashke me stafin etij te afert psh grinda .bardhi salijani kjo nekoh paqeje ne rastin tjeter ne koh lufte luulushit si komandant do kishte humbur te gjith ushtaret dhe do kishte dezertuar dhe do perfundonte tek edvin droga sic ka perfunduar. kesaj I thone ngadal beg se ka handed dhe bie

  12. Deri tani kemi vetëm zhurmë dhe tym. Asnjë të dhënë të saktë; të paktën në logjikën e numrave. Berisha, ka anëtarë e Basha struktura, po kush e ka bazën?

    Do ta shohim, por Sali Berisha rastin e pati më 25 prill e mori vota më pak se Ervin Saljanji…

  13. Lufta e Berishës ndaj Azem Hajdarit, nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner e klloun i politikës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *