• |
ide | kryesore

Linhart: Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me BE-në në muajin dhjetor

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart këtë të enjte nga Shkupi deklaroi se Vjena zyrtare kërkon që Maqedonia e Veriut të nis bisedimet për anëtarësim në BE duke filluar nga muaji dhjetor.

Linhart thotë se Maqedonia e Veriut është shembull për rajonin për zbatimin e reformave.

“Ai që e përjashton Ballkanin Perëndimorë, e dobëson Evropën. Ne jemi zotuar, dhe vazhdojmë të zotohemi që nga dhjetori të nisin bisedimet, kjo është kërkesa jonë. Këtë kërkesë e parashtrojmë deri tek partnerët tanë në Bashkimin Evropian, dhe atë në mënyrë intensive”, tha Linhart.

Linhart gjatë qëndrimit të tij në Shkup, deklaroi se Evropa nuk do të jetë e plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimorë.



1 Comment

  1. Rregulloni titullin o Lapsi.al. E keni gabim! Te titulli, ne vend te fjales Maqedonia e Veriut duhet vendosur Shqiperia e Edvin K Drames.
    Nga fitorja ne fitorje dhe te qendrojme grusht rreth partise e komandantit legjendar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *