• |
ide | kryesore

Mbyllet gjyqi në Durrës/ Shtatë muxhahedinët “kyç” japin dëshmitë para gjykatës suedeze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të 7 muxhahedinët kanë dhënë dëshmitë para një gjykatë suedeze të zhvendosur për 2 javë në Durrës, lidhur me masakrat në burgjet iraniane në verën e vitit 1988.

Gjyqi i një ish-zyrtari iranian të akuzuar për krime kundër njerëzimit Hamid Nouri, i arrestuar në Suedi, u zhvendos në Gjykatën e Durrësit, ku dëshmuan disa anëtarë të grupit opozitar iranian në mërgim.

Hamid Nouri ishte ndihmës prokuror në burgun famëkeq të Gohardashit gjatë ekzekutimeve masive të grupit opozitar iranian. Ai u arrestua në Suedi në vitin 2019 dhe akuzohet për krime lufte.

Seanca e fundit e gjyqit ku u dëgjuan dëshmitarët okularë në Durrës, u mbyll këtë të enjte, por gjyqi në Suedi ndaj Nourit do të vijojë.

Ky gjyq i cili u zhvillua gjatë dy javëve të fundit në Durrës tregoi edhe njëherë brutalitetin e regjimit, ku më shumë se 30.000 njerëz u ekzekutuan për një muaj e gjysmë në verën e vitit 1988 në burgjet e Iranit. Shumë prej tyre ishin mbështetës të muxhahedinëve.

“Nuk ka asnjë president në botë që pas luftës së dytë botërore si Raisi me ketë precedent. Rezistenca jonë tregon çmimin qe kemi paguar dhe po paguajmë per lirinë e Iranit. Populli shqiptar na kupton pasi vjen nga e njëjta histori brutaliteti. Jemi shumë krenar qe ne keni strehuar. Ky gjyq është një pjesë e vogël e brutalitetit të regjimit. Pasi Hamid Nouri ishte zyrtar në një burg nga qindra burgje qe funksionuan ne Iran. Gjyqi në Shqipëri përfundoi në Shqipëri por do të vijojë në Suedi.
7 dëshmitarë okularë kyç dhanë dëshmitë e tyre para gjykatësve. Ne do arrijmë një ditë të jetojmë në demokraci populli i Iranit do të luftojnë kundra tiranisë”, shprehen muxhahedinët.

Nouri është ish-zyrtari i parë iranian që përballet me një gjyq për atë që ndodhi në Iran në vitin 1988.Ekzekutimet e muxhahedinëve u urdhëruan nga udhëheqësi i atëhershëm suprem i Iranit Ajatollah Kohimeni.

Dëshmitarët kyç për ta çuar përfundimisht Nourin pas hekurave jetojnë në kampin Ashraf 3 ku strehohen 2800 anëtarë të opozitës politike iraniane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *