• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe dramaturgu i njohur shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri “Migjeni” në një postim në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja. Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”, thujet në njoftimin e teatrit.
Kraja është vlerësuar me disa çmime, si “Kalorësi i Skënderbeut”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Krenaria e Qytetit”.



2 Comments

  1. Meqe gazeptaret e Lapsit i paskan rene shkurt(besoj se duhet te pine “kafen te Blloku”), dy fjale me shume per artistin Kraja:

    Fadil Kraja eshte dramaturg dhe letrar i shquar kombetar. Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushte me Teatrin Kombetar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” te Shkodres ku ne kete te fundit kontribuon prej 60 vjetesh. Veprat e tij jane luajtur e vazhdojne te luhen nga trupat teatrale te Kosoves, por edhe te Diaspores e te qyteteve te ndryshme ne Shqiperi.

    Vëllimet poetike:
    “Kënga ime”
    “Melodi malësore”
    “Jehona malesh”
    Vëllime me tregime Redakto
    “Kandidatja e fundit”
    “Ndodhitë e Nereidës”
    “Fajin e kishte Besa”
    Romane Redakto
    “Britma e një gruaje”
    “Pengu i diellit”
    “Balada e nënës”

    Drama:
    Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden:

    “Fisheku në pajë”, i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here
    “Sinjalet e natës”
    “Shpartallimi”
    “Baca i Gjetajve”
    “Gjaku i Arbërit”
    “Djem të mbarë”
    “Çështja e Blertës”
    “Flamur në dasëm”
    “Rozafa”
    “Kur flasin zemrat”
    “Luani i shtëpisë”
    “Çështje familjare”
    “Njerëz të ditëve tona”
    “Mos më shkim hisen e diellit”
    “Jorgani”
    “Ditari i një mësuesi”
    “Dopio gjashta”,
    “Dy jetë”
    “Midis dy dhimbjeve”
    “Surpriza”
    “Martesë me internet”
    “Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.

    Veprat e Krajes jane shfaqur edhe jashte Shqiperise se sotme. Ne Teatrin e Strugës eshte shfaqur drama “Hisja e diellit”, ne Teatrin e Tuzit eshe luajtur drama “Tronditje” dhe ne shqiptarët e Detroit të SHBA eshte luajtur drama “Jorgani”. Dramat e Fadil Krajes shquhen për patriotizem, per dashurinë për atdheun e popullin.

    Dyzet vite më parë ne Klinë të Kosovës u shfaq drama “Baca i Gjetajve” që përveç ndikimit në ndërgjegjen kombëtare të banorëve të kësaj ane, solli edhe raprezalje nga pushteti sllavo-komunist i Beogradit. Disa nga drejtuesit e kulturës atje të asaj kohe u burgosën. Por shkrimtarit iu bë më vonë një dhuratë suprize krejtësisht e veçantë prej Klines – një album me fotografi bërë para 35 viteve gjatë shfaqjes së dramës “Baca i Gjetajve” në këtë qytet. Prof. Fadil Kraja e cilësoi këtë si dhuratën më të veçantë që kishte marrë ndonjëherë në jetën e tij artistike.

  2. Komente dhe analiza me te gjata per Fadil Krajen o Lapsi.

    Me shume vleresim per kete kolos.

    Iku edhe ky kolos i madh i Shqiperise dhe Shqiptareve.

    Nje shembull i madh per tu ndjekur ne keto dekada neverie anti Shqiptare.

    U prefsh ne paqe profesor dhe Zoti qofte me ty dhe te dhente paqe.

    Ngushellime gjithe Shqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *