• |
ide | kryesore

Rinovimi i Brozovic pengohet nga Newcastle: Magpies “punojnë” edhe me De Vrij

-Instant, Sport



Askush nuk po bindet pavarësisht se Newcastle gëzon tani faktin se është klubi më i pasur në botë. E megjithatë për momentin është në vendin e fundit në Premier League me vetëm pesë pikë. Edhe trajneri që mbërriti në pankinën e Magpies është larg nga statusi i rëndësishëm që ata kërkuan ti japin skuadrës me Zidane apo Conte e tani me janarin pranë klubi po shpejton të rrëmbejë lojtarë nga të gjitha anët për të mbijetuar.

Serie A, por veçanërisht skuadra kampione e sezonit 2020-2021, që është Interi është në shënjestër të drejtuesve të Newcastle, klub që prej disa javësh ka kaluar në duart e biznesmenit Mike Ashley tek PIF, PCP Kapital Partner dhe RB Sport&Media, kompani nën pronësinë e princit saudit Mohamed Bin Salman, pjesë e bashkëpronësisë së familjes reale nga Riadi.

Sipas gazetës së përditshme Tajms, në fakt, Newcastle ka fiksuar si objektiv dy lojtarë të Interit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin holandez Stefan De Vrij dhe mesfushorin kroat Marselo Brozovic. I pari është i lidhur me klubin zikaltër deri më 2023, kurse i dyti deri më 30 qershor 2022. Interi tashmë ia ka ofruar rinovimin e kontratës Brozovic, por nuk ka një përgjigje përfundimtare dhe pas këtij hezitimi janë anglezët. Palët do të takohen javën që vjen, por ajo që është e sigurtë është fakti se Magpies kërkojnë, bashkë me Brozovic, edhe De Vrij: dy lojtarë që me kombëtaret e tyre, Holandën dhe Kroacinë, do të jenë në finalet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *