• |
ide | kryesore

Ristani: Kur fitoi Basha përballë Ramës u kërcënova me jetë, më mbronte RENEA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka zbuluar detaje lidhur mbi zgjedhjet lokale të vitit 2011 për Bashkinë e Tiranës, gjatë së cilës Lulzim Basha fitoi ndaj kryeministrit aktual Edi Rama.

Në atë kohë Ristani ishte kryetar i KQZ-së dhe për fitoren e Bashës u bë numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara duke përmbysur 10 votat që kishte Rama në avantazh.

Gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion”, Ristani tha se Basha kishte fituar, por renditi edhe arsyet, duke përmendur edhe një episod të pakëndshëm për të. Ai pretendon se është kërcënuar gjatë kohës kur ka qenë kryetar i KQZ dhe se ai dhe familja e tij është mbrojtur nga forcat RENEA.

“Unë kam zbatuar ligjin, demokratët e dinë. Basha ka fituar sepse kishte shumë vota të LSI, kishte mobilizim ekstrem të PD. Unë kam përballuar kërcënime me veten dhe familjen. Unë kam qenë i rrethuar unë dhe familje. Unë kam qenë i mbrojtur nga RENEA. Të punosh në kushte të tilla nuk ka qenë e lehtë,” – tha Ristani. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Sa mire ja beri Zhejit, se thone qe per ti dale ne krahe Bashes kundra foltores ka marr 200 mije euro bonus mga Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *