• |
ide | kryesore

“Sinemati një mi kanalesh”: Halili i tërbuar nga zërat që aludonin për trukim

-Instant, Sport



“Kemi shumë gjëra për të thënë. Ishte një sakrificë dhe lojë e pastër nga lojtarët. Më vjen keq për çunat për arsye se kishin premtuar që do të bënin ndeshje të mirë e do bënin kthesë, që është diskutuar që në ditën e parë kur humbëm ndeshjen. Na vjen keq por i falënderoj për sakrificën edhe tifozët edhe pse një pjesë e mirë flisnin që ndeshja është e lënme e kjo bëri që të mos kishte shumë në stadium”. Me këto fjalë e nis deklaratën e tij, pas eleminimit në Kupën e Shqipërisë presidenti i Tiranës, Refik Halili, që edhe për këtë “faturë” financiare të munguar, por edhe për aludimet e ditëve të fundit në lidhje me trukimin e rezultateve mes kampionatit e Kupës, ku Tirana e Dinamo u përballën tre herë radhazi, ka shpërthyer tërbimin e tij, duke e drejtuar sulmin personalisht mbi gazetarin Gëzim Sinemati. “Këto për mua janë minj kanalesh, i pari nga këto është Gëzim Sinemati. T’ia thonë atij, janë minj kanalesh që ndyjnë futbollin me atë që dalin e thonë në intervista e opinione. Kur japin opinione të jenë të kujdesshëm, ata dëmtojnë futbollin shqiptar”, ka shfryrë dufin numri 1 i klubit.

Halili është ndalur edhe te ish-portieri i tij, që mbron tani kuadratin e Dinamos, e që eleminoi bardheblutë me pritjen e tre penalltive: “Bakaj është një djalë shumë i mirë, ka treguar që di të vazhdojë futbollin. Unë e përgëzoj për atë çfarë bëri dhe këtë duhet ta ketë parasysh Dinamo se ai është portieri që i shpëtoi nga kategoria dhe i ngjiti. Ne vazhdojmë të ecim e vazhdojmë kampionatin. Më vjen keq që çunat janë lodhur 120 minuta, fati nuk ishte me ne, i uroj suksese Dinamon, të ecë para”, tha Halili para gazetarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *