Një 50-vjeçare, identiteti i të cilës mbahet i fshehur për sigurinë e saj, ka treguar se Klodian Çalamani e kishte dhunuar 1 vit më parë.
Në një intervistë për TCH ajo ka treguar se abuzimin seksual, të ndodhur një vit më parë, e kishte denoncuar në Polici por nuk ishte marrë asnjë masë. Sipas saj, 38-vjeçari ishte shoqëruar në Polici, e më pas ishte lënë i lirë.
“Ai erdhi më kapi. Ishte dhe goca ime. Më përplasi këtu. Ditë ishte. Unë jam sëmurë. Kam vuajtur shumë. Erdhi burri dhe i tregova. E denoncova. Doli direkt, e kanë nxjerrë,” – tregoi ajo.
Një vit më pas, Çalamani vrau dhe më pas groposi 8-vjeçarin Mateo në Fier. ©LAPSI.al
Cfare mut burri paska qene i shoqi, Ai duhet fut ne burg qe nuk ka reaguar dhe do kishte
parandaluar krimin e tmerrshem pas nje viti.
Po, patjeter burri e ka fajin, jo policia dhe prokuroria qe s’bene punen e vet…