• |
ide | kryesore

11 viktima dhe 444 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.938 teste, ndërsa janë regjistruar 444 raste me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 467 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 persona të vdekur.

Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 5 persona të vdekur me datë vdekje nga data 09.11.2021 deri më 16.11.2021. Janë regjistruar persona të vdekur nga Shkupi (2), Tetova (1), Strumica (1) dhe Manastiri (1). Të vdekurit janë të moshës 65-80 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 211.382, numri i të shëruarve 195.624, numri i të vdekurve 7.406, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 8.352.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *