• |
ide | kryesore

A mund të ndahet PD dhe a do përjashtohet Berisha/ Basha jep fjalën e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha flet me siguri se forca që ai drejton nuk do të ndahet në 2 pjesë për shkak të përplasjes me ish-kryetarin Sali Berisha.

“Nuk rrezikon aspak sepse PD-ja ka qenë bashkë në Ligjin për Dekriminalizimin, PD-ja është bashkë. Jo në qëllimet që e bashkojnë PD-në. PD-ja është një familje që bashkohet nga qëllimet, nga vlerat, nga parimet, nuk është një formacion mbrojtës ndaj kujtdo individi, qoftë ky Sali Berisha apo Lulzim Basha” – tha kreu i PD-së.

Por a do të firmosë Basha një vendim për përjashtimin e Sali Berishës nga PD-ja? Kreu i selisë blu thotë se do të zbatojë statutin për këdo që e shkel atë.

“Unë e kam thënë në ditën time të parë si kryetar i PD-së dhe dua ta përsëris: nuk kam përjashtuar dhe nuk përjashtoj askënd nga PD-ja, nuk mbaj askënd me zor në PD, por një gjë të jetë e qartë si drita e diellit, statuti që na bashkon, që na mban bashkë, do të zbatohet.

Vijat e kuqe nuk i përcakton kryetari i PD-së, i përcakton Statuti i PD-së dhe çdo akt, veprim apo qëndrim që bie ndesh interesave elektorale dhe politike të PD-së, që shkel mbi sakrificën e demokratëve për interesat personale të çdokujt, pa diskutim dhe pa më të voglin hezitim, do të marrë përgjigjen që përcakton statuti” – tha Basha në një intervistë në Report TV. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Trim mbi trima ish kane njaj Lulzim Basha
    Qe 8 vjet 4 humbje ne shtat i ka
    vec nje moter ambasadore nat e dit i rin tek kryet
    ja lan varret me fermanet e DASH

  2. Bobo Raport bolinotv që ka hedhur gure për Bashen gjate fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit dhe sa herë ka dale bolno nëpër Studio tv.

  3. Sot me qe eshte dite uikendi mer nje brisk dhe nje shkume dhe behu gati qe ti rruash topet Sali Berishes dhe te gjithe demokrateve ,a me degjove o Lyliiiiiiii.

    1. Po vajti ne Hollande do ta ket zili rama se atje ka edhe embelsira me hashish dhe rama e di mire I ka provuar embelsirat ne Amsterdam e di cfar shine kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *