• |
ide | kryesore

Akuzohet se vrau biznesmenin/ Fredi Rrushi kërkon lirinë në Apel: E kam pasur mik, s’kam pasur arsye ta vras

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ruzhdi Hoxha



Vëllezërit Fredi e Pajtim Rrushi kërkojnë lirinë në Apel. Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha.

Nga ana e tij Rrushi ka deklaruar se Rruzhdi Hoxhën e ka pasur mik dhe se nuk ka asnjë arsye që ta vrasë.

“Rruzhdi Hoxhën e kam pasur mik, s’kam pasur arsye ta vras”, mësohet të ketë thënë Fredi Rushi.

‘News24’ zbardhi dosjen hetimore dhe itinerarin që ndoqi Fredi Rrushi nga momentin kur u takua me mikun e tij Ruzhdi Hoxha, derisa e vrau dhe mbuloi me zhavor e gurë në një humnerë në zonën e Qafë Mollës, prapa Malit të Dajtit.

Sipas dosjes hetimore, Rruzhdi Hoxha u filmua për herë të fundit me dy miq të tij në hyrje të Liqenit Artificial në Tiranë.

Prej andej ata shkuan në afërsi të ‘Ardenos’ në autostradën Tiranë-Durrës, ku qëndruan deri në orën 23:00.

Në këtë orar, Fredi Rrushi mbërrin tek lokali bashkë me Ajet Fejzon e Kledjon Isufin.

Në automjetin e tij në vend të parë ngjitet 43-vjecari Hoxha. Ky i fundit mbante veshur xhepin që i dhuroi miku i tij me të cilin piu kafen e fundit. Pasi zbret nga automjeti në afërsi të 2 dy personat e tjerë që i lë tek lokali i Isufit, Fredi Rrushi merr drejtimin për në Dajt. Nga pamjet filmike rezulton se automjeti i të dyshuarit lëviz nga rruga ‘Princ Vidi’ në orën 00:29 në drejtim të rrugës Kastrioti, më pas në drejtim të Rrugës Demokracia, tek Ura e Babrroit, del te komisariati nr.4 dhe merr për lart nga restorant Fresku.

Ai dallohet disa minuta më vonë, tek karburant ‘Strati’, dhe në orën 01:09 minuta në hyrje të parkut kombëtar të Dajtit. Në kthim kamerat në hyrje të Dajti e fokusojnë automjetin në orën 03:28 dhe shkon në drejtim të Urës së Babrroit, tek Rruga Demokracia në Paskuqan, kur shfaqet në orën 03:57 minuta.

Në vajtje thotë policia në automjet dallohen dy persona, ndërsa në rrugën e kthimit në disa kamera shfaqet vetëm një person. Policia thotë se në kthim ai hodhi telefonin e viktimës në zonën e Shkollës së Bashkuar. Telefoni gjendet nga një taksist i cili ja shet një servisi.

Punonjësi i servisit e përdori gjatë punës për riparimin e celularëve të tjerë, por kur policia zbarkoi në derën e tij ai iu tregoi të vërtetën. Duke ndjekur lëvizjet e celularit policia arriti të zbulonte vendin ku ishte groposur Rruzhdi Hoxha. Ai ishte qëlluar me 2 plumba dhe ishte mbuluar me masiv gurësh në një humnerë në Qafë Mollë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *