• |
ide | kryesore

Basha: Kam prova që Aqif Rakipi, Suel Çela, Rraja dhe Doshi punojnë për Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ka prova që persona të larguar nga politika për shkak të ligjit të dekriminalizmit dhe persona të lidhur me botën e krimit po punojnë për “Foltoren” e Sali Berishës.

Basha thotë se Berisha po fshihet pas metaforave, por persona si Aqif Rakipi, Tom Doshi, Suel Çela dhe Rrahman Rraja po shantazhojnë demokratët.


“Nuk preferoj të komentoj metafora, pas të cilave nuk fshihet dot mungesa e përgjigjes. Zoti Berisha njihet që me protagonizmin e tij, është marrë me figura që askush ndoshta s’i kishte dëgjuar para se të denoncoheshin nga ai. Dhe shumë prej këtyre denoncimeve edhe kanë qëndruar. Jo të gjitha, por një pjesë kanë qëndruar. Si mund të mos merret ai, me atë që e di i gjithë Elbasani, që Aqif Rakipi, i larguar nga parlamenti për shkak të Ligjit të dekriminalizimit, po punon ethshëm për të kërcënuar e shantazhuar demokratët e Elbasanit?

A ka fakte për këtë?

Pa diskutim! Sekretari i përgjithshëm i ka bërë publike të gjitha ato që PD-ja ka konstatuar dhe ka njoftuar po kështu edhe faktin që gjithçka është e dokumentuar dhe e verifikueshme. Pra, që të kthehemi te pyetja, bëhet fjalë për një figurë kryesore të krimit të organizuar që është përjashtuar nga parlamenti për shkak të dekriminalizimit; për Suel Çelën, që u kthye në një personazh të krimit në zgjedhjet e 25 prillit; për Rrahman Rrajën në Fushë-Krujë; për Tom Doshin. Bëhet fjalë për figura të krimit të organizuar që më 25 prill kanë qenë në krah të Edi Ramës më keq se kaq. Janë pjesë e masakrës zgjedhore.

Kanë dhunuar demokratët edhe fizikisht. Ç’i lidh ata me lëvizjen e Sali Berishës? Kësaj pyetjeje, Sali Berisha ka më shumë se 10 ditë që nuk i jep përgjigje dhe nuk mund të fshihet as pas metaforave dhe as pas pllakatave që shpalos në faqen e tij zyrtare apo në foltore. Fakti është që këta njerëz, që ne i kishim përballë dhe kundër dhe janë bashkautorë të masakrës zgjedhore të 25 prillit, sot papritur kanë interes që të mbështesin zoti Berisha. Dhe ky është një problem shumë i madh, i cili, për ta thënë me fjalë të buta, dëmton rëndë besueshmërinë dhe legjitimitetin e gjithçkaje tjetër që Sali Berisha pretendon në raport me këtë lëvizje” – tha Basha në një intervistë në Report Tv. ©LAPSI.al

17 Comments

  1. Sa hajvon i modh paske qellu mer jahu!!! O Llull o qyp balte, futja per hollande sa je ne kohe se demokratet do ta nxjerrin ty edhe inotin e Rames. think about IT!!!

  2. Deri tani kemi vetëm zhurmë dhe tym. Asnjë të dhënë të saktë; të paktën në logjikën e numrave. Berisha, ka anëtarë e Basha struktura, po kush e ka bazën?

    Do ta shohim, por Sali Berisha rastin e pati më 25 prill e mori vota më pak se Ervin Saljanji…

  3. Ka ndonje rrot .ari qe te beson ty ?!
    Ti genjen edhe per oren !
    Ti je mosmirenjohes,i pabese e mashtrues ordiner !
    Deri tani ke genjyer pafund e me dem te madh shume!
    Plehre e tradhtar bashkpunetor i edvin rames,te ka nxjerre sic ke qene edvini,mbase ia ke marre ne goje me 17 Maj qe eshte edhe data e Gazit tend,e edvinit,salianjit e jotja po e po !
    Nxirre çfare te kesh o mashtrues,paska thene Gazmorja,çfare tha ai pleh :Me kane ardhur dy demokrate nga elbasani e i paskan thene mekembesit tend se jane kercenuar nga Suel Çela per te firmosur formularin ?!?!?
    Ky eshte fakt ?!
    Gomari te shpartallofte menderen e piste legen !
    Alibi e turpshme,ka pasur mundesi te thote se kane shkuar me tank,drone bombardues dhe kane kercenuar gazbardhen dhe gridaren ?!Turp i madh qe ke drejtuar opoziten per 8 vite ti ?!Turp i madh,cfare sajuesi e ordineri !?
    Leri keto mashtrues nxirri provat shko ne spak qe ti i vetmi qe i beson,me nje kunat si i yti qe pastron parate e tua,dhe tregoja publikut provat,formularet,personat dhe cdo gje monster !
    Turp te mbulofte familjen,fisin e ate toke qe te ka lindur e te mban mbi te ty nje kokerr monstre ,djall i vertete!
    Do te degjenerojme me date 11 genjeshtar i pandreqshem,tradhtar i ndyre !Jep doreheqjen,largohu andej nga ke ardhur,po shkaterron opoziten per hesap te edi droges dhe klaneve kriminale ne kete vend dhe jashte tij !

    1. Cilido që i ka trutë në vend, kur sheh situatën e krijuar në PD, pas masakrës zgjedhore, do ti bënte vetes pyetjen e thjeshtë :
      Kujt i intereson përçarja e PD ?
      Duke patur parasysh se çfarë kryeministri harbut e intrigant ka Shqipëria, llogjika ta thotë se më i interesuari për këtë është Edvin Rama.
      Të mos harojmë se në 8 vitet e qeverisjes së tij, ai ka qeverisur me një propogandë të shfrenuar kundër Berishës e Bashës, sikur të ishte në opozitë e jo në pushtet.
      Çdo skandal korruptiv të qeverisë , ai është munduar ta mbulojë duke u marë me sulme kundër tyre, për ta tërhequr vëmëndjen e opinionit publik nga marrëzitë e tij.
      Berishën e ka paraqitur gjithmonë si gogol, e Bashën si një “djalë i mirë”, por si një politikan “gjumash” që bënte çfarë i thoshte Berisha.
      Në 8 vite qeverisje, Rama pothuajse në çdo muaj do të bënte një skandal korrupsioni apo marrëzira flagrante në politikën e jashtëme..
      E pra si është e mundur që PS nën udhëheqjen e këtij karagjozi të fitonte një mandat të tretë ?
      Duhet ta keni të kjartë se në gjithë historinë e njerëzimit, që nga koha e Neronit, politikanë që u bënë diktatorë, padyshim se kanë qenë “gjenij”
      Gjenialiteti nuk duhet parë vetëm tek personazhet e shquar që i sollën botës progres të madh kulturor, ekonomik apo demokratik.
      “Gjenij” me energji të tejskajëshme negative kriminale, kanë arritur të sundojnë shtete të fuqishme e bile me tradita të mëdha të kulturës si Hitleri , Musolini e Stalini, por edhe diktatori ynë Enver Hoxha, në shtetin e vogël e të vonët Shqipëri.
      E pra kjo është arsyeja e parë se pse u ngjit në politikë EDrama.
      Sepse është një “gjeni” i së keqes, sepse ka energji të pashterëshme negative, talent “gjenial” për të mashtruar turmat që gabimisht me modelin e ideollogjisë komuniste, i përgjithësojmë me fjalën “popull”
      . Po mar vetëm një dukuri të njohur të protretit të Ramës si njeri.
      Është e faktuar dhe e njohur për shumicën e shqiptarëve, se ai që në rininë e tij ka qenë një njeri i dhunshëm me femrat.
      Duke e ditur se ka një përceptim publik të tillë për te, ai ka kaluar në ekstremin për tu shitur si shembulli i politikanit që vlerëson gratë , duke e mbushur qeverinë në 80% me to.
      Kujtohuni se edhe Enver Hoxha dikur pat bërë një fushatë propogandistike me fjalët “ti djegim në zjarr ata që nëpërkëmbin të drejtat e grave”.
      Faktikisht, në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale, femrat kaluan në një stad skllavërie të plotë.
      Në brigadat e kooperativave buhqësore, në punët më të rënda shihje gratë kurse burrat i gjeje nëpër zyra, vetëm ndonjë mjelëse lopësh si Lenka Çuko, na u bë antare e Byrosë së KQ të PPSH.
      Xhagai dhunues i femrave, u tregua më i zgjuar se Emveri.
      Me bindjen se ate “e adhurojnë” femrat e mund ti përdorë si ti shkrepet, vitet e fundit e kthehu Shqipërinë në Amazoni të qeverisur kryesisht me femra.
      Në dukje , ky veprim le përshtypjen e një politikani të emancipuar që vlerëson gjininë tjetër, por në thelb ky është një ofendim i madh për këtë gjini, pasi dihet që këtë ai e ka bërë ngaqë kujton se me femrat që e “adhurojnë” sipas tij, e ka të lehtë ti komandojë.
      Me mjeshtri diabolike Rama shfrytëzoi edhe një veçori negative të mendësisë shqiptare, ku sejcili nuk e pranon rolin e ushtarit e do që medoemos të jetë gjeneral.
      Pasi Berisha dha dorheqjen në 2013, nën trysninë mediatike nxiti të gjithë gazetarët e mediat e tij që të ndërsenin ish ministra e bashkëpuntorë të Berishës që të demonizonin Bashën me pretendimin që sejcili prej tyre e paska merituar më shumë postin e Bashës.
      Le të kujtojmë Patozin apo Topallin.
      Asnjeri prej tyre ndonëse nuk i gjenin Bashës asnjë fakt të pa aftësisë së tij apo ndonjë veprim negativ, ju vërsulën atij po me akuzat idiote të Taulant Ballës, vetëm me pretendimin të largohet ai, e të vijnë këta në krye të PD.
      Nëse kjo dukuri do të ndalej vetëm tek këta të dy, që padyshim luajtën një rol shumë negativ në humbjen e zgjedhjeve nga PD, veç maskarallëqeve deri kriminale të vjedhjes së votave, kjo do të ishte më e pakta e së keqes.
      Po ajo që më ka habitur jashtë masës e nuk desha tju besoja syve e veshëve të mij, është deklarata e fundit e Berishës në “foltoren” e Librazhdit, se Basha “duhet të arrestohet” me akuzat e mediave të Sorosit se qënka “korruptuar” nga rusët apo se qenka përzjerë me Taulant Ballën në skandalin e Toiota Jaris ?????????????????.
      Dihet mirë në opinion publik shqiptar, se Berisha që në vitin 2005 e deri në 9 shtator të këtij viti, e ka mbështetur gjithmonë Bashën.
      Llogjikisht i bie se nëse Basha paska bërë këto veprime korruptive e Berisha e ka mbështetur deri në zgjedhjet e këtij viti, paska qenë “bashkëpuntor në krim”.
      A nuk të kujton kjo historinë e Enverit me Mehmetin ?

  4. Te Karo Bolino ke gjetur strehe i mjere !?Hahahahahahahahahahahah,ik se je bere per te te ardhur keq!
    Te akuzosh Sali Berishen per gjera te tilla,nuk te beson as Jorida qe gjysmen e diten rri ne gjunje poshte tavolines tende duke te bere gojore,pasi gjysmen tjeter te rrine me radhe grida,salianji e agron gjekmarkaj !

  5. Per te miren e Skiptarve po mundohen. Ashtu si dhe toj me qelbsirat e sorrosit.

    Bota e trete, si Liza ne boten e cudirave.

  6. Po kur te beri presion Shullazi o kurvi vules se thyer pse nuk e ngrite zerin po vajte u ankove me vrap te Sali Berisha se vet sta mbante suma dhe tani na ben edhe trimin,por ti sje tjeter vecse i pa bythe dhe besprere.Te mori Sala si kulish dhe te rriti dhe ti e hengre mbrapa kraheve,po kush eshte ai zog thiu qe te beson ty pervecse Merot qe ti i mban me leke ,provoje nje here dhe dil ne shesh te burrave dhe mos rri fshehur skutave si mi gjirizi, ti dhe ata kurvat qe tw vine nga pas.

  7. Ka prova butaku,ti nuk ke asnje prove per “masakren zgjedhore”? jo me te kesh keto fake news, o bashkoqa je mashtrues ordiner por i dyti se i pari eshte lali eri,ik o lyli ik mbaroj vaj i kandiles tende o butak hollande

  8. E pat kjo pune.
    Sali maloku merr PD dhe USA ka per ta shpalle PD njesoj si Hesbollahu.
    Hundcyca e Saliut dha ai sypordha mushin bythen me leke. Militantet do hajne karin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.