• |
ide | kryesore

Evakuohet avioni spanjoll i pasagjerëve pas kërcënimit

-Instant, Lajme, Planet



Një avion pasagjerësh në Spanjë, është evakuuar mëngjesin e kësaj të premtje gjatë uljes pas një kërcënimi të marrë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një zëdhënëse e operatorit të aeroportit kombëtar, Aena ka theksuar se një avion që i përket kompanisë vendëse, “Volotea”, është pas mbërritjes në qytetin veriperëndimor spanjoll, Coruna, pasi autoritetet morën një kërcënim.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan, pasi aeroplani aterroi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit dhe aeroplani tash për tash është i parkuar larg ndërtesave të aeroportit dhe po inspektohet, tha zëdhënësja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *