• |
ide | kryesore

Gazment Bardhi: PD s’mund ta marrë peng askush, Kuvendi Kombëtar i demokratëve më 18 dhjetor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gazment Bardhi është shprehur edhe njëherë se qëndrimi i tij është i qartë dhe se nuk synon përçarjen, por bashkimin.


Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, sekretari i përgjithshëm i PD-sës, shprehet se Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021.


Gjithashtu ai thekson se ky do të jetë edhe Kuvendi i bashkimit të demokratëve dhe gjithashtu edhe një përgjigje e duhur institucionale ndaj cilitdo që prej më shumë se dy muajve, sipas tij i ka fryrë zjarrit të përçarjes.

“Qëndrimi im në mbledhjen e Kryesisë ka qenë i qartë duke synuar bashkimin dhe jo përçarjen. Për shkak të respektit që kam për kolegun Gent Strazimiri, po konfirmoj se është e vërtetë që në mbledhjen e Kryesisë kërkova që të merrnim të gjithë sëbashku një periudhë reflektimi për të gjetur rrugën që na bashkon dhe jo atë që na ndan. Për këtë propozova pezullimin e vendimmarrjes në mbledhje për të marrë pak më shumë kohë. Për të bashkuar dhe jo për të përçarë u propozova disa prej kolegëve që të kërkonin shtesë të çështjeve që ata mendojnë se duheshin përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar, për të përcjellë në rrugë institucionale zërin e pakicës që mendonte ndryshe nga Kryetari.

Ndërsa bëja këtë propozim, kolegën ndërhynë dhe refuzuan propozimin tim, duke ripërsëritur në mbledhje qëndrimin e shpallur paraprakisht nga z. Berisha në konferencë për shtyp se “Kryesia nuk merr dot vendim, Kuvendi do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor dhe rendi i ditës është caktuar”. Në këtë moment kam theksuar se kështu provohet që qëllimi nuk është mbajtja e Kuvendit Kombëtar, dialogu mes demokratëve dhe ndërtimi i platformës së përbashkët për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Me këtë qëndrim kolegët konfirmuan se qëllimi është mbajtja peng e Partisë Demokratike për hallin personal të z. Berisha.

Askush nuk ka të drejtë të marrë peng Partinë Demokratike për hallet e tij personale. Problemet personale duhet të mbahen në shtëpi dhe jo të jenë axhendë pengmarrje për Partinë Demokratike. Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021. Ky është Kuvendi i bashkimit të demokratëve dhe përgjigja e duhur institucionale ndaj cilitdo që prej më shumë se dy muajve i fryn vetëm zjarrit të përçarjes”, shkruan Bardhi.

12 Comments

  1. Dolli i forty ky djali me udhezimet qeverise ne pushtet.Normal se ai nuk e di ceshte PD.Ate e sollen per dore dhe e futen naten qe mos ta kuptonte nga do hynte qe as mos ta kuptje nga do dale.

  2. o bardh je be si gore duke genjyer mjaft o debil se na cave trapin ty nuk te beson njeri se je rrnacak me prove deri demokratet te votojne si i do e bardha zemer . ne demokraci vendos shumica dhe mos ben lojra fjalesh

  3. cna hapen barkun suflaket e qim pekes. po cfar i dini njerezit ju o fakira, idjot? po kujtoni ju se nuk e kuptojn shqiptaret qe Salehi e ben te gjithen per hall te vet? pyesni njeher veten: do bente keshtu Salehu po te mos e perjashtonte Basha? ik ore varikarsa njerez, hipokrit te qelbur. deri dje tu shajt rend ramen dhe mir ja benit, sot na u be basha me i keq se rama. te njejtat suflake, me gojeprushura se me par ka drejtu gjth arsenalin ne mbrojtje te hallit personal te Salhut, qe i ka qi ropt per interesat e veta e tani tall dhe karin me delet qe i shkojn nga pas e jan gati te mbyten me te. mjeran e njerez pa tru.

  4. e zem se fitoi Saliu. e zem se u be prap kryetar i PD Saliu. ju qe e mbeshtesni fort (flas per ata qe jan te bindur jo per suflaket e qim pekes) e keni menduar ca te ardhme ka PD me Saliun? qe te marr qeverin, sbehet fjal, po rrezikon edhe te shpallet organizat terroriste dhe te mos lejohet te marr pjes as ne zgjedhje e as ne parlament, pra as nje copez pushteti. pastaj Saliut i ngelet te bej revolucion alla haxhi qamili. po kujtoni ju se e le njeri te bej rremujra? ata prandaj e shpallen non-grata se e dinin qe pas veprimeve radikale anti-istitucionale te PD, ishte Saliu. keshtu qe kan per ta ber shembull per gjith liderat e tjer. e preu vet bileten. vec prisni e do e shifni

    1. Ti qenke idiot komplet.E para vendos populli.Nese e voton populli dhe merr qeverine, ka vende evropiane qe mund ta mbeshtesin.E dyta qeverite nderrohen ne Amerike, keshtu qe nderrohen dhe idete dhe mbeshtetja per qeverine Berisha nese do ishte ne pushtet.Hezbollahu nuk eshte ne te njejten situate sikur mund te ishte qeveria Berisha.Kan shume ndryshim.Sipas mendimit tend perse Amerika nuk vendos nje qeveri amerikane ne krye te shtetit shqiptar?Amerika ben mire te sjell prova dhe fakte per Sali Berishen, nese don te bind popullin.Me thuaj nje gje.Ku ishte Amerika para 8-9 vitesh qe nuk e sulmoi Berishen, por po del tani, sepse nese Berisha ka bere dicka e ka bere qe para 9 vitesh.Nuk jam me parti se nuk me ha palla per asnjerin se gjithe muter jan por ketu po behet loje e flliqt nga bashkepunimi PS-USA.Ne fund populli po e vuan se nuk po ngel kemb robi ne shqiperi ne 20 vitet qe do vijne me kete ritem qe po ndjekim.

  5. O mor Bardh mor djal i ri
    Mos ja ben vetit me sy
    Se kur Berisha pritej ne Stepine e Bardhe me te shtena topash, ti ishe i vockel dhe i bije maces
    me luge mos me te ngrene persheshin.
    Mire se sipas teje e Luli-judes Berisha e ben per halle personale, po ata qindramijera demokrate
    qe po i bashkohen ne kete nisme jetike per PD-ne, opoziten ,demokracine por edhe per Shqiperine
    per hallin e Berishes e kane? Ik edhe ti me Lulin e gjej nje vend pune tek rilindja qe po i sherben
    e po paguhesh. me i ndershhem ai keshilltari i Bashes qe iku e u be zevendesminister i ekonomise
    tek Rama. Te pakten ai doli sheshit. jeni vecse nje vemje e peshtire.

  6. Ketu nuk behet fjale per “hallin” e Saliut por per te ardhmen PD dhe opozites shqiptare qe Lulkuqja po e tret avash avash si kripa ne uje. Kush beson se Basha ben opozite eshte ose idiot ose i poshter .

  7. O te qifsha pd, ps dhe ca tjeter sajoni…ju jeni maskarenj te zotet vetem ne vjedhje. E shkatarruat vendin dhe njerzit moren rruget..do zoti vje dita te digjeni per kte maskarade te ndyre ne kurriz te shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu