• |
ide | kryesore

Greqia forcon masat ndaj të pavaksinuarve, nuk hyn më në punë testi negativ

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ditën e djeshme shpalli 5 masa shtesë në luftën kundër pandemisë. Duke nisur nga e hëna, asnjë qytetar i pavaksinuar nuk do mund të hyjë në ambiente të mbyllura shërbimesh përjashto hotelerinë. Nuk do pranohet as testi negativ. Certifikata e vaksinimit për moshat mbi 60 vjeç përfundon pas 7 muajve dhe pastaj duhet të marrin dozën përforcuese.

Orët e punës do zgjerohen në sektorët publike dhe private për të shmangur mbipopullimin. Së katërti, inspektimet do të shtohen për respektimin e masave dhe pika e fundit është zgjerimi i flotës së mjekëve për t’u përballur me situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *