Aktorja e njohur Julia Stiles ka zbuluar së fundmi se do të bëhet nënë për herë të dytë.
Aktorja u shfaq me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq të shfaqjes speciale “The Humans”, të mbajtur në Village East Cinema në New York City të enjten. Ky do të jetë fëmija i dytë i aktores me bashkëshortin Preston J. Cook, me të cilin u martua në shtator të 2017-ës ndërsa ishte shtatzënë me djalin e tyre, , Strummer. Cifti u takua në xhirimet e filmit thriller “Blackway” të vitit 2015.