• |
ide | kryesore

“Një i armatosur më ka hyrë në shtëpi”/ Policia e Tiranës në alarm, niset drejt periferisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një telefonatë ka alarmuar policinë e Tiranës mbrëmjen e kësaj të premteje.

Bëhet fjalë për një familje në fshatin Vishnje ku në oborrin e banesës së Sh. A. ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar. Sipas policisë dyshohet se ky person ka qenë i armatosur. Ai është vënë re nga pjesëtarët e familjes.

“Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes” – thuhet në njoftimin paraprak të policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *