• |
ide | kryesore

Riciklimi i Afrim Qendros/ Syrgjynosja pas skandalit të Unazës dhe rikthimi si prefekt i Tiranës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në listën “gjëra të ndaluara” për të besuarit e Rilindjes, pa dyshim që “prishja e imazhit” është e renditur në majë fare. Prandaj dhe pikiata e Afrim Qendros sapo kishte nisur, kur emisioni “Të Paekspozuarit” u zbulua se një çunak i quajtur Avdiol Dobi kishte fituar miliona euro për të ndërtuar një nga lotet e Unazës së Re me një kompani fantazëm. Qendros, në atë kohë, i ishte besuar posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Çunaku Dobi, lidhjet e të cilit u vërtetuan më vonë, rezultoi fitues i tenderit 18 milion euro nga ARRSH duke falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaware të SHBA, me kompaninë e tij të regjistruar në offshore dhe me bilance të falsifikuara.

Avdiol Dobi, administrator i DH Albania

Nuk kaloi shumë dhe Afrim Qendro u pa të hynte në Prokurorinë e Tiranës. Në janar të vitit 2019, ai u mor në pyetje për dy orë në prokurori, ku mohoi akuzat për implikim në një nga aferat më skandaloze të korrupsionit nën qeverisjen e Ramës. Qendro mbrojti veten dhe u deklaruar i pafajshëm. Në dalje tha se ishte i bindur se ARRSH kishte zbatuar ligjin, megjithëse DH Albania rezultoi një kompani e krijuar me dokumente false.

Afrim Qendro, ne dalje te Prokurorise se Tiranes

Pavarësisht kontributeve kur PS kishte qenë në opozitë, pavarësisht bashkëpunimit të hershëm me Ramën kur ky drejtonte Bashkinë e Tiranës, pavarësisht se firmën për tenderin e Unazës së Re me gjasë e kishte hedhur me urdhër, ai u konsiderua pa një pa dy, “delja e zezë” në radhët e socialistëve.

Lexo edhe: Zëri Amerikës tregon skandalin / Si u manipulua me tenderin e Unazës se re

Lexo edhe: Projekti i Unazës, PD i drejton 4 pyetje Afrim Qëndros

Lexo edhe: “Tërmet” në Vlorë/ Edi Rama presion Dritan Lelit të japë dorëheqjen, gati Afrim Qëndro

Përmasat e skandalit qenë të tilla që duhej një reagim i fortë.

Disa javë më pas, Qendro u shkarkua nga detyra. Në media u shpërndanë pamjet, kur ai debaton me rojen e ARRSH, që e pengonte të hynte në zyrë, bashkë me punonjës të tjerë të larguar nga detyra. Mesazhi në publik qe i qartë: për sa kohë dyshohej implikimi në një aferë korrupsioni, Qendro nuk shihej me sy të mirë.

Për më shumë se një vit, “delja e zezë” e Unazës së Re u zhduk nga qarkullimi. Deri kur Rama e emëroi si nënkryetar të Bashkisë së Vlorës në qershor të vitit 2020. Këtu u krijua një dualitet me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin dhe shumë shpejt ai u projektua si drejtuesi i ardhshëm i Bashkisë së Vlorës.

Elisabeta Imeraj, prokurore e Tiranes

Përfshirja në spiralen e konfliktit Rama-Leli, dalëngadalë e ndryshoi imazhin e Afrim Qendros. Në ndërkohë akuzat e prokurorisë së Tiranës për të dhe zyrtarët e tjerë të ARRSH-së ishin rrëzuar në heshtje. Në fund të vitit 2020, i akuzuari i vetëm për skandalin e Unazës së Re rezultoi se ishte Avdiol Dobi, vetëm me akuzën e “falsifikimit të dokumentave”.

Nëse nuk do të kishte qenë refuzimi i Dritan Lelit për të dhënë dorëheqjen në duart e Afrim Qendros do të kishte kaluar për menaxhim një nga bashkitë më të mëdha në vend. Por duke qenë se Leli u kthye në pengesë, emri i tij u zhvendos në një institucion tjetër.

Nga e majta ne te djathte, Damian Gjiknuri, Edi Rama, Afrim Qendro gjate nje inspektimi ne Vlore

Në vendimin e fundit të qeverisë, Qendro është rikthyer si Prefekt i Tiranës, një post që e rikthen atë në drejtim të institucioneve të qeverisjes qëndrore, por edhe që konfirmon rehabilitimin e tij të plotë nga kryeministri Rama.

Ky i fundit shpesh dëgjohet t’i kërkojë opinionit publik, që të mos e gjykojë për gabimet që bën, por për mënyrën se si reagon ndaj gabimeve. Riciklimi i Afrim Qendros tregon më së miri, se reagimi i Ramës ka vetëm një shpjegim: që ana e errët e skandalit të Unazës së Re nuk u zbulua kurrë dhe është ajo që imponon rikthimin në lojë të personit, që më herët, Lapsi.al e ka quajtur një dëshmitar të rrezikshëm, i cili di gjithcka për tenderin korruptiv të Unazës së re ku një kilometër kushtoi gati 20 milionë Euro./Lapsi.al



10 Comments

  1. Ju te Lapsit qenkeni lajthitur fare. E cfare jane 40 milion euro dhe nje fallsifikim firme i nje

    Sekretar shteti ne SHBA ? Krim i vertete eshte kur nderron dy tjegulla ne cati . Aty po, qe duket

    dora e forte e shtetit dhe konseguenca ne zbatimin e ligjit. Dhe ketu Rama s’te fal. A nuk e futi

    kryefamiljarin ne burg se po riparonte catine qe i pikonte dhe e pagoi kete “krim te tmerrshem ”

    me jeten e dy vogelusheve te tij tek po shkonin per te takuar te atin e burgosur ?

  2. Ju te Lapsit gaboheni pasi ato qe ju i quani krime korrupsioni per Ramiun jane prova devotshmerie e sakrifice te menyres se tij te qeverisjes. Dhe keto sakrifica te sherbetoreve te bandes shperblehen nje dite. Kjo eshte Shqiperia e viteve 2030 !

  3. Mandati i trete i ka keto! Shkujdesja behet e plote dhe meraku per t`u dukur i ndershem zhduket fare. S`keni pare gje akoma! Votojeni perseri se mandatin e katert do ju hyje neper shtepira! Dhe jua ben shume mire! Popull bq.

  4. YMER GELBAZA KELLIRA ME DOSJEN NR 2 :INCESTI NE FAMILJEN E EDI RAMES VAZHDON: GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS… thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES KUR KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES FHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN

  5. afrimin e mbaj mend që kur ishte drejtor tek kuartallat në bashki me ramën.

    riciklim jo, por sherbetor dekadash

  6. Deri tani kemi vetëm zhurmë dhe tym. Asnjë të dhënë të saktë; të paktën në logjikën e numrave. Berisha, ka anëtarë e Basha struktura, po kush e ka bazën?

    Do ta shohim, por Sali Berisha rastin e pati më 25 prill e mori vota më pak se Ervin Saljanji…

  7. Afrim Qendro ishte drejtor i ARRSH dhe nuk ishte inspektor policie qe te verifikonte firmen e guvernatorit ishte e sakte apo jo.Kompania qe coi letra fallco ne tender eshte kompania e Bashkim Ulajt direkt i lidhur me Berishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *