• |
ide | kryesore

Shqipëria kërkon ekstradimin e biznesmenit italian Davide Pecorelli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e italianit për në Shqipëri, sipas Gazeta La Nazione.

Para pak ditësh, biznesmeni kontrovers, Davide Pecorelli deklaroi se është i gatshëm që të vijë në Shqipëri për t’u përballur me burgun.

Raportohet se Prokuroria e Pukës ka gjetur të tjera prova të reja për italianin. Ai akuzohet se ka inskenuar vdekjen e tij. Pecorelli mund të paditet për zjarrvënie ndaj një makine të marrë me qira dhe vjedhje të eshtrave në një varrezë.

Akuzat nuk janë të rënda, por ai rrezikon burgun.

“Jam gati që të bëj burg në Shqipëri. Do të kthehem. Atje kam miq dhe vende që i dua. Nëse dënimi është i ndershëm, do të paguaj për atë që kam bërë. Meqë ra fjala, u kam kërkuar falje të gjithëve në Shqipëri, përfshi edhe kryebashkiakun e Pukës. Për fat të keq kam bërë disa gabime në një moment të vështirë të jetës sime,” tha italiani para pak ditësh.

I pyetur se a ka four me miqtë e tij në Vlorë në telefon, italiani thotë se ata janë befasuar kur kanë mësuar identitetin e tij. “Por sa herë flas, më ftojnë sërish të kthehem atje,” thotë Pecorelli.

Ai shton se nuk ka ndërmend të merret me biznes dhe qëllimi i tij është ngritja e një shoqate që do të ndihmojë personat e tij, që po përballen me kriza për shkak të situatës në punë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *