• |
ide | kryesore

Skandal në Sarandë/ Si e shfrytëzoi për prostitucion të miturën Kryeinspektori i Policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohen në Sarandë kryeinspektori P. R., 63 vjeç dhe 62-vjeçari S.K., punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips.

Arrestimi i tyre u bë pasi 62-vjeçari S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Ndërsa Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambientet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Ndërsa në cilësinë e provës material janë sekuestruar 2 automjete, 4 celularë, një sasi vlerë monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtari kriminale si edhe është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Detaje nga policia: 

Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;

• S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.



5 Comments

  1. Me kujtoni Fadil hasën me me këto shkurtime, iniziale.
    Shkruani emër dhe mbiemër, apo keni frikë se i bëni me turp.

  2. Kjo eshte realisht policia jone.Duam,apo jo t’a pranojme.Megjithese nder rrallet e saja,ka edhe shume njerez normale,madje edhe te mire,por fakti qe edhe keta te fundit,nuk ngrihen,megjithese kane dijeni,per gjithca ndodh ne polici,dhe t’i denoncojne koleget e tyre per cdo veper penale,te arrijne edhe ne kerkesa deri ne qeveri -parlament dhe e presidence,per pastrimin e policise,tregon,se ose jane bashke fajtore me ta,ose pajtohen me veprimet e tyre.Policia pra jo qe nuk mbron qytetari,por e cfrytezon ate,per ta rrjepur,per t’a cfrytezuar deri seksualisht,per te siguruar vehten ekonomikisht,me drogerat,me hashashin duke ruajtur trafikantet,dukei ndihmuar ne kultivimin e tij,transportuar dhe ruajtur deri ne ngarkimin e prodhimit,neper gomone,mushka,avione tip mushkonje dhe per t’i marre pjesen e rene dakort.Jo Polici e shtetit,por Polici e krimit ,droges,polici e korrupsionit,qe mbrohet me shume force e me cdo mjet,nga qeverija,qe meriton te njenjtat epitete.

  3. Rilindja dhe policia e saj te prangos, te varferon, te perdhunon, te vret, cfare tjeter mund te te beje!?
    Policia qe duam!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *