• |
ide | kryesore

Veliaj përplaset me gazetarin e Ora News: Unë të fëlliq ty! Material legenësh…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është tashmë e njohur se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk duron kritikat dhe as mediat që nuk i shkojnë avazit të tij.

Të gjitha ekranet e TV transmetuan 2 ditë më parë një aktivitet të tij duke mbjellë pemë me disa ambasadorë të shpërndarë nga zyra e tij e shtypit.

E vëreta është se në aktivitet, Veliaj ka pasur një përplasje të fortë me gazetarin e Ora News që kishte shkuar për ta pyetur për protestën e banorëve të “5 majit”.

Por Veliaj jo vetëm që e ka shmangur, por edhe e ka fyer reporterin Isa Myzyraj që kishte shkuar të bënte detyrën e tij. Më poshtë përplasja dhe video e transmetuar nga RTV Ora.

DEBATI

Erion Veliaj: Si nuk ke turp!

Gazetari Isa Myzyraj: Unë jam gazetar!

Erion Veliaj: Si i thua prindërve të tu që punon për një trafikant droge. Punon për një trafikant droge

Gazetari: A ke turp që sillesh kështu me median? Kur ishit në opozitë ju thonit që të gjithë qytetarët duhet të shpronësohen me çmimin… Unë jam gazetar zotëri!

Erion Veliaj: Po si nuk ju vjen turp, keni fëmijë për të rritur

Gazetari: Dua të marr zotin Veliaj për ta pyetur për interesat e qytetarëve.

Truprojet përpiqen ta ndalojnë

Erion Veliaj: Puno për trafikantin e drogës, do mbaroj punën time

Isa Myzyraj: Edhe unë po bëj punën time. Më kthe përgjigje për pyetjet e mija. Unë jam gazetar zoti Veliaj.

Erion Veliaj: Ej … Do pushosh.. Do rrish urtë.. Material legenash

Gazetari: Material legenash unë nuk jam zoti Veliaj. Unë jam gazetar. Flit në anglisht që të të kuptojnë ambasadorët.

Erion Veliaj: Po në anglisht unë të fëlliq ty.

Ndërhyn një personel i Veliajt: Ik mor plak se është për të ftuarit e jo për ty.

Isa Myzyraj: Dua ta dëgjoj.

Erion Veliaj: Është gjithë banda jonë?

Gazetari: Përveç medias

Erion Veliaj: E di sa koka ka prerë Ylli Ndroqi para teje, ti je i dhjeti. Ti je lecka e radhës

Gazetari: Unë nuk kam punë me Ylli Ndroqin. Unë jam gazetar.

Erion Veliaj: Të të vijë turp që jeton me lekë droge. Të të vijë turp

Gazetari: Çfarë jam unë!



16 Comments

  1. Ky velia sme pelqen tip skuthi. Po qe edhe pronari tv ora eshte trafikant dihet. Mit e kak ketu ske nga ta kapesh

    1. Edhe Becchetti te ylli punonte?120 milion eurot i paguajme ne apo ky dobici nga terpani,apo skenderkari i spiropidhit.

    2. Velia me keto sjellje esht i deklarum jo skuth. A njifni ju nje njeri sido qe sillet rrugatshe me gazetaret.? Kryetari i bashkis po ti bente pytjet qe duhej ti pergjegjej nje gazetar jo i mediave te ketij qe sulmon a do i gjegjej???? Ai nuk ka gjegje per sjelljet e tij; mashtruse. Se kush esht trafikant ta vendos drejtesia qe trumbetojn nuk esht pun e tij

  2. Fakti qe ai punon per nje trafikant droge nuk eshte argument qe ti shpetosh pergjegjesive si Kryekari Bashkise o kopil ferrash. Nqs pronari i Ora News eshte trafikant atehere keni pushtetin dhe kallzojeni prane organeve te SPAK apo kush merret me keto pune dhe mos i leshoni fjalet si lopa bajen gje qe ekeni zakon.

    1. Hahaha, nuk e kallezojne dot sepse trafikun e droges Ylli nuk e ka bere vetem por me mbeshtetjen dhe ndihmen e qeverise…

  3. Lali qeka shfazu fare. Kur nuk ju pelqejne pyetjet, pronari i TV del trafikant droge. Kur ju ben propagande ToP Baxhella dhe 90% e tv-ve te tjera, pronaret jane “qelibar”.

  4. Kte hale e fiqve ishalla e heq qafe rama se ky esht me i rrezikshmi nga te gjithe plehrat ne ket vend. Skuth i papare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *