• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Rasti i parë me Covid në botë, një shitës qensh në tregun e Wuhan

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit

Rasti i parë me Covid në botë rezulton të jetë një shitës në tregun e kafshëve në Wuhan dhe jo një kontabiliste disa kilometra larg tij, siç pretendoi OBSH në raportin e publikuar në mars të këtij viti. Ky është rindërtimi më i fundit për pandeminë i botuar në revistën prestigjioze “Science” dhe New York Times. Shitësi i Wuhan rezultoi pozitiv rreth mesit të dhjetorit 2019 ndërsa kontabilistja thuhej se ishte konfirmuar disa ditë përpara tij.


Gjithçka do të fillonte atje. Në tregun e gjësë së gjallë në Wuhan thonë shkencëtarët duke rindezur kështu edhe një herë debatin mbi origjinën e pandemisë, mes hipotezave të daljes nga laboratori i Wuhan-it apo kalimit nga kafsha te njeriu.


Fjala “fund” ndoshta nuk do të shkruhet kurrë origjinën së virusit, por ka shenja të forta që raportojnë se shumë nga rastet e para lidhen me atë treg peshku në Wuhan, ku vëmendja u përqendrua menjëherë.

Shkencëtari Michael Worobey, një ekspert në gjurmimin e evolucionit të viruseve në Universitetin e Arizonës, ka vërejtur mospërputhje midis informacionit publik në dispozicion, por edhe përmes intervistave të kryera në Kinë. Ai arriti në përfundimin se lidhjet e shitësit të tregtisë me shumicë të ushqimeve të detit Huanan dhe pacientëve të shtruar në spital sugjerojnë se virusi vinte nga tregu.

“Në këtë qytet me 11 milionë banorë, gjysma e rasteve të para lidhen me një vend sa një fushë futbolli. Do të jetë shumë e vështirë të kundërshtohet se si epidemia nuk paska filluar në këtë treg” – tha Dr. Worobey.

Disa ekspertë, duke përfshirë edhe një nga hetuesit e zgjedhur nga OBSH për pandeminë, thanë se puna hetimore e Dr. Worobey ishte e fortë dhe se rasti i parë i njohur Covid ka shumë të ngjarë të ishte një shitës ushqimesh deti. Në ato hapësira kishte njerëz dhe kafshë të përziera së bashku, të egra, të ngordhura, dhe të gjalla, në kushte të këqija higjienike.

Më 1 janari 2020 tregu u mbyll.

Kjo nuk është e gjitha. Shumë nga rastet e hershme nuk kanë të bëjnë vetëm me tregun, por kanë të bëjnë veçanërisht me pjesën perëndimore të tregut ku strehoheshin dhe shiteshin qen të gjallë dhe një lloj qeni i racës “rakun”. Qentë rakun janë transmetues të mundshëm të viruseve. Ata mund të infektohen edhe me SARS-CoV-2, por shfaqin pak simptoma.

“Kjo është dëshmi bindëse se Covid-19 ka një origjinë tregu të lidhur me kafshët e gjalla, shumë e ngjashme me virusin e parë SARS”, – thotë David Robertson nga Universiteti i Glasgow në Skoci.

Si filloi pandemia

“Provat janë ende të pamjaftueshme për të thënë me vendosmëri se si filloi pandemia”, – thekson New York Times. Gazeta sugjeron se virusi ka të ngjarë të ketë infektuar një “pacient zero” diku përpara rastit të shitësit dhe më pas arriti në masën kritike për t’u përhapur gjerësisht.

Studime të ndryshimeve në gjenomin e virusit, duke përfshirë edhe një të kryer nga vetë Dr. Worobey sugjerojnë se infeksioni i parë ka ndodhur rreth mesit të nëntorit 2019.

Në fund të dhjetorit 2019, mjekët nga disa spitale të Wuhan-it zbuluan raste misterioze të pneumonisë që ishin shfaqur te njerëzit që punonin në tregun me shumicë të ushqimeve të detit, Huanan.

Në raportin e tyre muaj, ekspertët e OBSH-së arritën në përfundimin se virusi ka shumë të ngjarë të jetë përhapur te njerëzit nga kafshët, por nuk mund të konfirmonin nëse tregu Wuhan-Huanan ishte burimi.

Ekipi i ekspertëve kishte vizituar gjithashtu disa laboratorë në Wuhan dhe kishte shqyrtuar mundësinë që virusi të kishte rënë në kontakt me popullatën njerëzore si rezultat i një aksidenti laboratorik.

Mungesa e të dhënave origjinale e bën dhe do ta bëjë të vështirë t’u jepet fund spekulimeve.

Por është fakt që Spitali Qendror Wuhan dhe Spitali Hubei Xinhua kishin njohur secili nga 7 raste infeksionesh të pashpjegueshme përpara datës 30 dhjetor kur edhe u konfirmua Covid-19.

Në çdo spital, 4 nga 7 raste ishin të lidhura me tregun. Më 7 janar 2020, autoritetet kineze konfirmuan se kishin identifikuar një lloj të ri virusi, më saktësisht, një koronavirus, e njëjta familje në të cilën, ndër të tjera, bëjnë pjesë gripi, SARS dhe MERS. “Koronavirusi i ri” u riemërua “2019-nCoV”.

Ishte fillimi i një makthi të gjatë, fundi i të cilit vetëm tani po duket në horizont. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

4 Comments

  1. E ka bo Bill Gates te garazhi tije. Kur pyeti nje here ROms Zdrromsin , si t’ja boj o Roms? Ky i fundit i tha Mshtillja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu