• |
ide | kryesore

Conte rrëfehet nga Londra për Italinë: “Inter kryevepra ime, nuk mendoja se do të largohesha”

-Instant, Sport



E tashmja përfaqëson një sfidë të madhe, më e vështira e karrierës së tij. E kaluara e afërt, kryevepra e tij profesionale. Në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, Antonio Conte ka folur për objektivat që i vuri vetes me ardhjen e tij në pankinën e Tottenhamit, por mbi të gjitha i rikthehet përvojës fituese te Inter dhe arsyet e lamtumirës së tij me klubin zikaltër: “Periudha dyvjeçare me Interin e shpërblyer me një titull, natyra e jashtëzakonshme e të cilit do të kuptohet më mirë me kalimin e kohës për shkak të punës së bërë në vetëm dy vjet për ta fituar atë, duke thyer hegjemoninë e Juventusit, kishte lënë shumë toksina për tu hequr. Një punë gjithëpërfshirëse dhe shumë e vështirë, që kulmoi me gëzimin për rezultatin e arritur, por edhe me zhgënjimin e madh për ndryshimin e programeve dhe këndvështrimeve që çuan në ndarje”.

Një rrëfim i gjatë në të cilin Conte shpjegoi arsyet pse zgjodhi Tottenhamin, duke analizuar diferencat mes Premier (taktike, fizike, teknike) dhe Serie A. Por edhe një vështrim analitik ndaj kampionatit italian, duke parashikuar një garë trepalëshe Napoli, Milan dhe Inter deri në fund, duke e mbyllur, si ish-trajner, me kombëtaren e të kaltërve të impenjuar në pranverë me play off-in e botërorit. Për Conten, Italia do t’ia dalë, duhet ta bëjë, por duhet të ketë kujdes Portugalinë, kundërshtarin absolutisht për t’u shmangur: një ekip i fortë dhe teknik që nuk ka vetëm Cristiano Ronaldon. Një nënvizim, jo rastësisht, në forcën e kolektivit, i cili ka qenë gjithmonë pikëmbështetja e mendimit të futbollit të Contes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *