• |
ide | kryesore

E rëndë/ Bie në humnerë, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë. Sipas mediave i riu ishte nga Kaçaniku, ndërsa Policia e Prizrenit bën me dije ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen fatale për të riun, teksa hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *