• |
ide | kryesore

Kishte çertifikatë false vaksinimi, por vazhdon ta mohojë: skandali e detyron trajnerin e Werder të dorëhiqet

-Instant, Sport



Markus Anfang ka dhënë dorëheqjen si trajner i Werder Bremen me efekt të menjëhershëm. Kjo është pasojë e polemikave që lindën nga hetimi në lidhje me teknikun, nën hetim për dyshimin se përdor një certifikatë të rreme vaksinimi. Klubi, ditët e fundit, nuk ka qenë asnjëherë në anën e trajnerit që tani ka vendosur ta hedhë ‘peshqirin’. “Vendosa të ndaloj punën time si trajner i Werderit – shpjegoi ai – për shkak të situatës gjithnjë e më presuese për mua, ekipin, klubin dhe familjen time, që është krijuar”. Largohet nga detyra edhe zëvendësi i Anfang, Florian Junge, i cili po hetohet për të njëjtën arsye, para ndeshjes së sotme ndaj Schalkes.

Frank Baumann, drejtor teknik i Werder, komentoi vendimin e Anfang: “Ai dhe Junge, me dorëheqjet e tyre, na ndihmojnë t’i japim fund kësaj trazire që mbretëroi në klub ditët e fundit. Ne e respektojmë vendimin e tyre dhe do të fillojmë të kërkojmë një teknik të ri”. Për ndeshjen e sotme të Zweite Bundesliga, skuadrën do ta drejtojë 34-vjeçari Danijel Zenkoviç (deri dje bashkëpunëtor i Anfang). Së bashku me të do të jetë edhe trajneri i të rinjve, Christian Brand. Në orët e fundit, Anfang, i cili vazhdon të pretendojë se i është nënshtruar rregullisht të dyja dozave të vaksinës, i është drejtuar një avokati për ta ndihmuar të sqarojë pozicionin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *