• |
ide | kryesore

Partizanin shpëton vetëm nga Cara: barazimi me Laçin nuk kapërcehet nga tifozët

-Instant, F1, Sport, Video



Vetëm 1-1. Partizanit kishte nevojë për fitore që të vihej në ndjekje të zonës europiane, ashtu si dhe Laci, që ruan pathyeshmërinë nën drejtimin e Mirel Josës, por ndalet në vrapimin drejt vendit të katërt, tashmë pronë e Vllaznisë. Të kuqtë pasi provuan fitoren e parë në kampionat, ndalet përsëri duke parë më pranë zonën e rënies së atë europiane.

Një ndeshje e bllokuar, ku zgjidhja erdhi vetëm me penallti. Kontakti i minutës së 32 mes Mustës e Deliut u vlerësua nga arbitri si 11 metërsh, episod që u konfirmua edhe nga ekranet e VAR, pavarësisht protestave të futbollistëve të Partizanit. Nga pika e bardhë Julian Shehu nuk gaboi, duke evituar Teqjan, për avantazhin e kurbinasve. Rasti më i mirë për barazimin erdhi në fund të pjesës së parë, por goditja e Stenio Zhunior kaloi mbi traversën e Dajsinanit.

Junior mbetet lojtari më i rrezikshëm, por edhe në të 55, në konkluzionin me kokë, braziliani nuk mundi të devijojë në rrjetë një rast flagrant. Josa e kishte tërhequr qendrën e presingut për ti dhënë hapësira kundërsulmit, që në të 59 mund ti bënte dëm kryeqytetasve, por Lushkja nuk mundi të kalojë Teqjan, pas sugjerimit të Guindos. Presioni i të kuqve u bë asfiksues, në tentative për të ekuilibruar një ndeshje që po shkonte keq, e dy minuta pasi Junior humbi një tjetër rast, nga goditja e dënimit, erdhi goli i të zakonshmit Cara. Mjaftoi një devijim inteligjent për të mposhtur Dajsinanin, në goditjen e dënimit të Junior, që të evitohej humbja e tretë në 9 ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *