• |
ide | kryesore

Super e diela e Serie A: sfida e ish-ëve për të kuptuar të ardhmen

-Instant, Sport



Në një ditë që hapet me sfidën mes mësuesit dhe nxënësit, Gasperini dhe Thiago Motta, dhe që mund t’i japë një shtysë konkrete marshimit drejt një vendi në Champions League për Atalantën, përplasjet më ndjellëse janë ato midis Sarri dhe Allegrit dhe Piolit e një ekipi dhe një qyteti me të cilin ai ka mbetur veçanërisht i lidhur. Lazio-Juventus do të sqarojë ambiciet reale të bardhekaltërve dhe ngjan me atë që quhet treni i fundit klasik për bardhezinjtë, ndërsa Milani në Firence ka një mundësi të artë për të lënë pas ndjekësit e angazhuar në ndeshjen direkte të ditës së nesërme.

Sfidat mes Sarrit dhe Allegrit, të paraqitura zakonisht si përplasje midis ideologjive kundërshtare, nuk janë kurrë ndeshje të parëndësishme. Kur ata kryqëzuan rrugët në periudhën trevjeçare sarriane në Napoli, trajneri i Juventusit gjithmonë gjente një mënyrë për të bllokuar manovrën e driblimit të kundërshtarëve duke mbajtur dy linja të ngushta që i pengonin lojtarët të ishin të lirë në 3/4, bazën e lojës së të kaltërve. Gjithmonë ka funksionuar përveç ndeshjes së 2018-ës në Torino, ajo e golit të Koulibaly, e cila megjithatë nuk mjaftoi për t’i dorëzuar titullin Napolit.

Sarri lacial, deri më tani, pothuajse nuk ka arritur t’i transferojë idetë e tij në një ekip që është ende hibrid, me një trashëgimi të qartë të viteve të Inzaghit. Megjithatë, bardhekaltrit janë një pikë nga zona Champions League dhe duhet të fitojnë më shumë sesa të bindin, gjithashtu për të lënë pas një Juventus që nuk mund të përballojë më hapa të gabuar për të mos u thënë lamtumirë objektivëve të mëdhenj në kampionatin aktual. Duket shumë interesante vecanërisht për të parë sesi tresheja e lëvizshme Felipe Anderson-Pedro-Zaccagni do të jetë në gjendje të krijojë probleme për mbrojtjen kundërshtare, në një ekip që do të duhet të jetë shumë i vëmendshëm ndaj mbulimeve parandaluese, duke qenë se kundërshtarët kanë të paktën tre elementë shkatërrues në kundërsulm: Cuadrado, Chiesa dhe Morata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *