• |
ide | kryesore

Tërmeti i 26 nëntorit, dorëzohen banesat e para, Rama: Ndryshon jeta e 33 mijë familjeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë në Vaqarr,  ku u dorëzuan sot banesat e para të për ata që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.

Kryeministri shprehu kënaqësinë e tij sepse “kjo përpjekje po i u ndryshon cilësisht jetën 33 mijë familjeve. Janë ato familje që ose e kanë humbur shtëpinë, o e kanë parë të dëmtuar në nivele të ndryshme.  Sot ata janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin”.

Sipas Ramës, “së shpejti do të hyjnë në shtëpi jo vetëm ata që janë në pritje në Ndroq dhe Zall Herr, ose te 5 Maji, banorët e të cilës do të jenë të parët  duke e shndërruar në lagjen më shembullore të Tiranës, sepse gjithçka është ndërtuar nga e para. Në ditët e ardhshme do të hynë banoret e Bubqit, një lagje 10 fish më e madhe se kjo”, ndërkohë që Spitalla cilësohet si projekt që e shndërron zonën “nga zonë periferike në një nga polet më të rëndësishme të qytetit.

Kryeministri ka pranoi vështirësitë e hasura me një pjesë të rindërtimit, ku disa nga ndërtesat njëkatëshe mund të ishin ndërtuar edhe më shpejt,  por thekson vështirësitë e papritura të ardhura nga pandemia. Kjo nuk e ka penguar ekzekutivin, sipas Ramës, për mos të braktisur personat dhe familjet që kanë humbur shtëpinë.



5 Comments

  1. 33 mije familje shumezim 4 persona = 132 mije njerez. 2.8 milione tere Shqiperia. I bie pak a shume 5% sapo shpetoi kryeministri me 1miliard euro borxhe (95%) dhe dhurata (5%). Bravo. Edhe Saliu non grata. Cdo gje u zgjidh. Jemi te lumtur

  2. Po mor hajdut e llapaqen. Detyre e nje qeverie o hajdut eshte te ndertoje shtepite e shkaterruara nga termeti ne kohe rekord jo pas tre vjetesh o hajdut ( gjthmone nese nuk rren, siç eshte ne natyren e bajgave si ti) dhe nuk ke pse fryhesh si gjel plehra ah, por duhet te kerkosh falje o doç sepse edhe parate e qenit te ndihmes shpejte i ke vjedhur o qen.

  3. Lulzim Basha dhe Sali Berisha harrojnë Sokol Olldashin, në 8-vjetorin e vdekjes,stalin shpellkari njelloj si lulushi salihut 7 here 7 =42 keshtu o stalin ti di vetem shishen e shurres per salihun

    1. Cudi e madhe!
      Po c’ke me Stainin?! Boll e persekutoi Enveri si bir Ballisti. Coje rehat se ai pshesh me kos ha ne nje qoshe te odes ne katundin Dukat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *