• |
ide | kryesore

Video/ De Gea pret dy penallti në një minutë, por United turpërohet me 4 gola: Broja rikthehet në fushë

-Instant, F1, Sport, Video

Spektakël në Premier League, edhe pse Manchester United është turpëruar në transfertën e Watford, duke humbur keq 4-1 e duke komplikuar edhe më shumë pozitat e Solskjaer. Rikehehet në fushë Armando Broja për Southampton, pas dëmtimit që e mbajti edhe jashtë ndeshjeve të kombëtares, ndërsa Chelsea vazhdon momentin e mirë me fitoren 0-3 në Leicester.


E pamenduar ajo që ndodhi në Watford edhe në ëndërrat më të këqija të Solskjaer. Tekniku norvegjez ka parë të tijtë të humbasin 4-1 një ndeshje e komplikuar nga dalja me karton të kuq të Maguire. E megjithatë, gjërat për Djajtë e kuq u bënë keq që në pjesën e parë kur u akorduan dy penallti për 2 minuta, për vendasit, të dyja të pritura nga portieri De Gea, duke shokuar Sarr. Goli i shënuar në minutën e 28 nga King i hapi rrugën fitores së skuadrës së Ranierit e përforcuar nga goli i Sarr në fundin e pjesës së parë. Me rifillimin e lojës Van de Bek, i aktivizuar në të 46, ngushtoi diferencën, por në 20 minutat e fundit, kur Maguire la United me 10 lojtarë, Watford shënoi dhe dy gola të tjerë.


Southampton humbet në fushën e Norwich 2-1, por në fushë kthehet Armando Broja, që ishte i dëmtuar dhe nuk luajti as në ndeshjet e kombëtares. Sulmuesi është aktivizuar në minutën e 57 të takimit, kur trajneri Hasenhutl vendosi ta hidhte në fushë, duke shpresuar që të ndryshonte lojën, në kohën kur rezultati i përkohshëm ishte 1-1. Por goli i Hanley në minutën e 79 vulosi rezultatin.

Premier League England
Leicester City 0-3 Chelsea
Aston Villa 2-0 Brighton & Hove Albion
Burnley 3-3 Crystal Palace
Newcastle United 3-3 Brentford
Norwich City 2-1 Southampton
Watford 4-1 Manchester United
Wolverhampton Wanderers 1-0 West Ham United

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu