• |
ide | kryesore

Video/ Dygolësh i Hoxhajt e gafë e Zogovic: Vllaznia thyen Kastriotin, por Brdaric ka ende punë

-Instant, F1, Sport, Video



Vllaznia kthehet të fitojë pas tre ndeshjeve, atëherë kur alternativa e vetme ishte suksesi kundër Kastriotit. Me 3-1 në Loro Borici shkodranët kthehen ti bëjnë presion kreut, me shpresën se Tirana do të ndalet të hënën për ti lejuar afrimin. Dy gola të Hoxhajt i rikthyer si titullar fundosën krutanët që e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq në minutën e 5 shtesë të Didës.

Aralica, në minutën e 10, e bëri të thjeshtë ndeshjen për shkodranët, duke shënuar golin e avantazhit. Nën presionin e vazhdueshëm, Kastrioti pësoi edhe golin e dytë në minutën e 19. Ardit Hoxhaj rikthehet te goli dhe lë pas problemet, duke goditur saktë me kokë në zhvillimet e një goditje këndi. Në pushim, kuqeblutë mund të shkonin me një rezultat më të rrumbullakosur, por Hoxhaj gaboi para portës në minutën e 44, ndërsa në të 46 Latifi shënoi, por në pozicion jashtë lojë, pas shtyllës së goditur nga Aralica.

Hoxhaj i vuri vulën fitores së Vllaznisë me golin e minutës së 59: asist i Hakajt nuk mund të cohej dëm nga vlonjati, që rikthehet me dy gola, por Vllaznia, mund të bënte poker në minutën e 72, nëse Aralica nuk do të gabonte përballë portierit. Krutanët arritën të shënonin një gol, të konfirmuar edhe nga VAR, me Ajazin, në zhvillimet e një goditje dënimi, duke shfrytëzuar edhe një gafë të Zogoviç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *