• |
ide | kryesore

13-vjeçari në Lushnje u vetëvar pas një sfide në Tik Tok: Faqja e tij e mbushur me…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja e një dite më parë ku një 13-vjeçar u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga familjarët. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Golem i Madh të Lushnjës pasditen e së shtunës.

Sipas News24, fillimisht u dyshua se i mituri humbi jetën për shkak të një sfide që ai realizonte në rrjetin social ‘Tik-Tok’. Duke u nisur nga këto dyshime, hetuesit kanë këqyrur përmbajtjet që 13-vjeçari shpërndante në profilin e tij në ‘Tik-Tok’ ku rezulton se ai ka shpërndarë video, ku flitet për vetmi të thellë.

I mituri shkruante se “vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”. Ndërkohë në një tjetër video shkruante; “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”.

Nisur nga këto shprehje grupi hetimor ka dalë në konkluzion se 13-vjeçari ka kryer një vetëvrasje në kushtet e depresionit. Edhe pse nuk ka një version zyrtar të policisë për ngjarjen, ajo çfarë tregojnë jashtë kamerës shokët e të miturit, mësohet se 13-vjeçari ishte një nxënës shembullor dhe zëvendës senator i klasës, por një përdorues shumë i rregullt i rrjeteve sociale.

Shokët dhe shoqet e klasës se tij mëngjesin e se dielës kanë vendosur lule ne bankën e 13-vjeçarit, ndërsa media nuk është lejuar të xhirojë brenda ambienteve të shkollës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *