• |
ide | kryesore

Berisha: Të japin dorëheqjen Bardhi, Alibeaj, Tabaku, Rushaj dhe Duma

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së për shkak të disfatave që i ka shkaktuar opozitës.

“Je fajtor i 4 disfatave, jam i sigurt që je i përgatitur dhe për 4 të tjera nëse të lë njeri, por ne ty do të të shndërrojmë në një shoqatë më 11 dhjetor” – tha Berisha në një takim me gratë e PD-së ku ishte mjaft i ashpër edhe ndaj sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe nënkryetarëve Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku.

Sipas Berishës ata janë të paligjshëm në postin e tyre pasi janë emëruar nga Basha dhe nuk janë votuar me votë të fshehtë në Këshillin Kombëtar.

“Basha thotë se nuk jep dorëheqjen pasi nuk e parashikon statuti. Atëherë unë po ju them se statuti parashikon që Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretarët zgjidhen nga Këshilli Kombëtar me votim të fshehtë me 2 kandidatura. E ka të shkruar këtë statuti? E ka statuti. Çfarë do të thotë kjo?

Asnjë njeri që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë, nuk është zgjedhur me dy kandidatura nuk është i ligjshëm në atë detyrë. Ndaj dhe sot duke shprehur konsideratë për ta, i kërkoj sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD në radhë të parë të japin shembullin duke dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga një detyrë e paligjshme që kanë marrë.

Është e lehtë të dalësh nga ekrani në ekran për llogari të Edi Ramës e të peng-Bashës, por mos harroni se keni barrë morale të rëndë. Se nuk jeni të zgjedhur, por të emëruar nga peng-Basha. Për të qenë i zgjedhur duhet të emërohesh me votë të fshehtë.

Nëse të ka ngelur një nanogram respekti për të qindra mijëra demokratë që kanë derdhur djersë ndër vite dhe sakrifica dhe që u udhëhoqën nga disfata në disfatë, jepni dorëheqjen. Sa herë të dilni në TV gjithnjë e më të paligjshëm do të dukeni. Nuk meritoni të jeni në postin që jeni. Kjo është një thirrje miqësore, joarmiqësore. Ju që jeni në këtë sallë e meritoni sepse jeni njerëz të lirë kurse ata mbetën pengje të Lulzim Bashës” – tha Berisha. ©LAPSI.al



16 Comments

      1. Po pse duhet te ikin…. SE ME FYEN REND.
        Hahahahaha o sale. Je ber gore o derzi.
        Po un dua ta maresh ti ate lesh parti.
        Ateher do ta shohesh se cdo te thote ti besh karshillek amerikes.
        Nga çdo kend ta shohesh, zgjidhje per ate parti nuk ka.

        1. ka si ska

          ka me bashen deri ne 2222 yyyy ne opozite

          si eshte katandisur kryesia e bashes thuah me mire

          edhe ti voton rampjelljen edhe ata hane buke tek tepsia e rames

          per ca i duheni ju sumshkaper
          dhymet nje made votuesish preh 650 mije veta???

          keni 750 mije zemerqiret socualiste per tu qire rracen , ata ju duan pa kusht, mjaft ti qini rracen dhe ju duan edhe me shume

    1. o fugshklym pro me bashen hahah

      mjafton te shohesh kellirat e rames dhe veliaj per te kuptuar paster si kristal kujt i sherben bashgazkurvi

  1. Akoma nuk kane dhene doreheqjen ?!
    Ata jane demokrate,njerez te lire,nuk kane pse te jene pjese e deshtimit serial,nje mashtruesi e mosmirenjohesi te pabese !
    Eshte ne te miren e tyre ta bejne pa vonese,nese duan te kene besimin,vlersimin dhe respektin e demokrateve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *