• |
ide | kryesore

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 405 qytetarë të infektuar dhe 5 humbje në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë. Sipas raportimeve, janë 8036 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *