• |
ide | kryesore

E FORTE/ Berisha: Juri Kim, nuk do shkelësh kurrë në zyrën time!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i prerë me ambasadoren e SHBA, Juri Kim. Në një takim me gra të PD-së të zhvilluar në Tiranë, Berisha tha se Kim duhet tu kërkojë falje demokratëve për “barin që u ofroi demokratëve”.

“Dy fjalë dua t’i them zonjës ambasadore që më shumë se interesat e vendit të saj mbron interesat e Sorosit. Në një dalje televizive ajo u shpreh se po fitoi Berisha nuk do i japim dorën dhe nuk do i shkojmë në zyrë.

E nderuar zonjë, dera e Berishës do të jetë gjithnjë e hapur për ambasadorin e SHBA me të vetmin kusht që në rast se ai do të quhet Juri Kim në çfarëdo funksioni që të ketë, kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa kërkuar falje për barin që u ka dhënë juve.

Ne e kemi përmbysur diktatorin që u jepte bar shqiptarëve ndaj ju garantoj se në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa u kërkuar falje shqiptarëve për barin” – tha Berisha. ©LAPSI.al



12 Comments

    1. Mos e kruj me tel me kariç o Sal.
      Po dole nga shtëpia, mund të ndodhë ndonjë aksident rrugor.
      Mos pi as kafe, as çaj, as ujë.
      Me një shiringa CIA ta fut në shishen e ujit.
      Shërbysen ta kanë ble ka herë…

  1. Hahahaha o sa e madhe kjo. Ky
    E shpalli Kim non-grata ne zyren e vet. Kim mezi Po priste ti shkonte ne zyr.

  2. Ambasadorja Kim i tha e para se une dhe cdo ambasador pas meje nuk do te takohet me nje person qe eshte shpallur non grata dhe Sala, per te motivuar delet qe te flene gjumit u thote qe nuk do te lejoje ambasadoren Kim te shkele ne zyren e tij perderisa ajo te kerkoje falje. A mendon Sala se gjithe grate demokrate nuk dine te llogjikojne? Shume shenjtan eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *