• |
ide | kryesore

FOTO/ Skandal në Francë: Payet goditet nga një shishe, Lyon-Marseille ndërpritet e pastaj shtyhet

-Instant, Sport



Lyon-Marseille në Ligue 1 është shtyrë për një datë për tu përcaktuar: vendimi është marrë pas pezullimit të ndeshjes në minutën e 6′ për shkak të një shishe plot me ujë, e hedhur nga tribuna, drejt Dimitri Payet. Lojtari i OM, i qëlluar në kokë, u ndihmua nga mjekët ndërsa arbitri dhe kapitenët e dy skuadrave, pasi tentuan të qetësonin tifozët, vendosën të riktheheshin në dhomat e zhveshjes, duke pezulluar përkohësisht lojën.

Autoritetet donin të rifillonin ndeshjen për arsye të rendit publik, por hezitimi i Marsejës dhe Liga Franceze e Futbollit çuan në një tendencë për shtyrje. Autori u identifikua, u arrestua dhe u dërgua në komisariat. Është episodi i shtatë i këtij lloji që ndodh në Ligue 1 që nga fillimi i sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *