• |
ide | kryesore

“Jemi naivë, pa përqendrim”: Martini kritikon të tijtë pas barazimit me Skënderbeun

-Instant, Sport



“Ajo që më shqetëson është pësimi i golave, janë naive vijnë nga mungesa e përqendrimit. Arritëm të kthenim rezultatin, por jo ta mbronim. Duhet të jemi më të vendosur për të fituar, gjë që sot nuk e arritëm”. Edi Martini nuk e fsheh mërzinë për dy pikë të lëna 12 minuta nga fundi i ndeshjes me Skënderbeun, që përfundoi 2-2. Tekniku shkodran i Teutës mundohet të mos kapet me mungesat, pavarësisht se e con fjalën gjithnjë aty: “Nuk dua të justifikohem për mungesat, pasi jemi ndërtuar për kampion. Duhet të qarkullonim më shumë pas 2-1 dhe nga frika u kthyem prapa. Këtu përfitoi dhe Skënderbeu që na shënoi golin e dytë. Këtu ata që hyjnë në fushë duhet të japin maksimumin dhe të luajnë më të qetë”.

Cështja është se tani Teuta ka humbur kontaktin me kreun dhe rrezikon që në rast të fitores së Tiranës apo Kukësit në sfidën mes tyre, të shohë diferencën të bëhet edhe më e madhe nga kreu: ”Sot kemi humbur dy pikë pasi kishim mundësi reale të fitonim duke qenë se kishim edhe raste. Na erdhi keq te goditja standard, pasi të ndërrosh katër vetë në formacion ndryshon rreshtimi. Punuam që mos të dëmtoheshim nga topat e gjatë, aty erdhi goli dhe besoj se sot kemi humbur dy pikë” – tha shkodrani, që më pas është ndalur edhe tek kalendari i vështirë: “Fakti ka treguar që maloret i kemi pasur për poshtë, ndërsa ato për poshtë kanë rezultuar malore. Nuk e shoh në këtë prizëm, lufta është krejt e hapur jemi afër njëri-tjetrin. S’kemi parë ekip të dominojë, duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë lojën e fillimit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *