• |
ide | kryesore

Marrëveshja e ekstradimit me Britaninë e Madhe drejt miratimit në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike që parashikon ripranimin e personave që po vuajnë dënimin në burgjet e dy shteteve apo janë të paligjshëm është depozituar në Kuvend dhe pritet të miratohet shumë shpejt.

Pakti është firmosur pak muaj më parë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja britanike, Priti Patel.

Ajo është cilësuar nga mediat britanike si një arritje, pasi shqiptarët e dënuar për krime të ndryshme kanë mbushur burgjet dhe po kanë kosto të lartë të mbajtjes së tyre.

”Marrëveshja parashikon verifikimin dhe identifikimin e shtetasve, subjekt kthimi/ripranimi, duke komunikuar çdo informacion për ta, duke konsultuar bazën e të dhënave vetëm për qëllim të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, thuhet në relacionin e kësaj marrëveshjeje.

Deri më tani, më shumë se 1 mijë kriminelë të huaj janë deportuar nga Britania e Madhe. Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet e britanike, gjithsej 16% të shkelësve të ligjit.



5 Comments

  1. kërkoj ndjesë gjithë demokratëve të vërtetë, punistëve të Ramiz Alisë që kanë shembur kisha e xhamija, por dhe hajdutëve të PD-së që mezi presin të rikthehen edhe njëherë në pushtet grusht bashkuar rreth Liderit Suprem, se i kam mashtruar.

    Pas kësaj, ç’do lloj dënimi dhe linçimi publik që të më japin “Kmerët blu-kuq”, si në rrjetet sociale sot, ashtu edhe në forume nesër, është i drejtë, dhe i merituar.Cunat e londres do vijne me aeroplan tani shpellkaret e salihut

  2. “Bërtitjet tuaja, pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt” (një filmim i vjetër që tregon se haxhinjtë duartrokitës dje dhe sot janë turpi ynë historik)
    Shko mbaja salihut shishen te bene shutter dhe ruaje ne shtepi deri ne 11 dhjetor o i paemer shpepellkar i ores 14:27

  3. Nje marveshje per perfitim financiar nga qeverija qe I do te miren popullit te tij.
    Per te ruajtur nje te burgosur apo para burgosur ne Britanine e madhe kushton £2500 ne muaj ndersa per te ruajtur nje te burgosur ne Shqiperi kushton €600. Me siguri qeverija e Britanine se medhe do te paguaje te pakten €1000 per person. Pra marveshje eshte fitimprurese. Bravo….. Uh se desh harrova nje emigrant I paligjshem paguan mesatarisht £20000 per te emigruar ne Britain. Duke bere kalkulimin real del se deshira per jete me te mire nga pamundesia per te jetuar ne Shqiperi do ti kushtoje cdo emigranti te kthyer – £19000 ketu nuk llogaritet burgu Deri ne 6 muaj apo edhe arsyeja kresore se pse Britania nuk ben fushate si ajo e Fsheses ne Greqi per ti kapur dhe kthyer keta fatmjere sepse kostoja financiar do te ishte e konsiderueshme. Pra bravo per qeverine se jua fute te gjith emigranteve rjepacake, bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *