• |
ide | kryesore

Salma Hayek nderohet me një yll në ‘Walk Of Fame”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Salma Hayek  është nderuar me një yll në bulevardin e famshëm të Hollywood, “Walk Of Fame”.

Pjesë e ceremonisë ishte bashkëshorti i saj François-Henri Pinault  vajza e tyre , Valentina Paloma si  edhe kolegu i saj, aktori Adam Sandler bashkë me regjisoren e filmit të saj të publikuar së fundmi nga Marvel, “Eternals”, Chloe Zhao. Në fjalimin e mbajtur,Salma u shpreh e lumtur dhe falenderoi fansat dhe miqtë e saj për mbështetjen.”Të gjithë fansat e mi të dashur, nëse pyesni veten se çfarë më dha guximin për të qëndruar, unë them se ishit ju, sepse megjithëse studiot nuk më njihnin këtu në Hollywood, të gjithë latinët në Shtetet e Bashkuara e dinin se kush isha. Ata e kuptuan që unë erdha këtu me ëndrra si ata. Mbaj mend që studioja më thoshte shumë herë: “Pse nuk kthehesh te telenovelat meksikane? Nuk do të gjesh kurrë punë këtu.” Kështu që unë thashë se askush nuk më do mua këtu. Më duan në vendin tim. E vetmja gjë për të cilën qëndrova ishte për dashurinë e kinemasë” u shpreh aktorja.Hayek u bë e njohur për rolet e saj në filmat “Desperado” në 1995, “From Dusk Till Dawn” dhe “Wild Wild West”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *